Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është vendi europian me rritjen më të fortë të netë qëndrimeve të turistëve gjatë tremujorit të dytë 2024. Eurostat tregon se treguesi është rritur me 33% për Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.
Gjithsesi, me shifra absolute të netë qëndrimeve Shqipëria nuk kryeson as rajonin. Për të njëjtën peiudhë, raportohen mbi 1.7 mln netë qëndrime në Shqipëri ndërsa në Serbi rreth 3.4 mln.
Eurostat thotë se 1.3 mln netë qëndrime ishin nga të huajt, me rritje vjetore 46.5%, ndërsa mbi 400 mijë netë qëndrimeve të rezidentëve, me rritje 6.3%.
Shqipëria përgjatë 7 muajve të parë të vitit regjistroi rreth 3.8 milion net-qëndrime nga të huajt. Vizitorët e huaj (jo-rezidentë të vendit, si nga BE ashtu edhe nga vendet jashtë BE) përbënin rreth gjysmën (49.0%) të të gjitha natëve të qëndrimit në tremujorin e dytë të vitit 2024 me dallime të mëdha midis vendeve të BE-së. Pjesa më e madhe e netëve të huaja, u regjistrua në fillim të vitit në Qipro (94.8%), Maltë (94.7%) dhe Kroaci (91.0%).
Sipas EUROSTAT në 7 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka regjistruar rreth 3.8 mln net-qëndrime nga të huajt. Kjo shifër dukshëm më e lartë se viti i kaluar, na pozicionon më mirë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por më dobët se Serbia dhe Kroacia.
Edhe shifrat kombëtare të turizmit japin një panormaë të zbehtë të sektorit që konsiderohet si shtylla e ekonomisë së vendit. INSTAT tregon se gjatë qershorit 2024 numri i netë qëndrimeve pati një ngadalësim të rritjes nga viti i shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.