Nga Gazeta ‘SI’ – Eurostat ka renditur përsëri Shqipërinë, si vendi me normën më të lartë të personave të cilët e kanë të pamundur të mbajnë shtëpinë e tyre ngrohtë.
Të dhënat i referohen vitit 2020 (Shqipëria nuk ka informacione pas këtij viti) dhe flasin për 35.8% të shqiptarëve të cilët janë shprehur se e kanë të pamundur të mbajnë shtëpinë e tyre ngrohtë në mënyrë të vazhdueshme.
Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues, përgjatë vitit 2020, është regjistruar në 7.5%, ndërkohë që pas Shqipërisë në vend të dytë vjen Bullgaria me 27.5%. Sipas të dhënave të përditësuara në vendet e Bashkimit Europian, për vitin 2022, norma e përsonave të cilët e kanë të pamundur të mbajnë shtëpinë e tyre ngrohtë është rritur në 9.3%.
Në nivel rajoni, e dyta pas Shqipërisë me normën më të lartë është Maqedonia e Veriut me 23.8%, pasuar nga Mali i Zi me 13.2% dhe Serbia me 9.5%.
Referuar renditjes, ndër vendet me normën më të ulët mund të përmendim Zvicrën me 0.2%, Norvegjinë me 0.8%, Austrinë me 1.5% dhe Finlandën me 1.8%.
Sipas analizës që bën Eurostat, ky tregues është një ndër më të rëndësishmit për të kuptuar nivelin ekonomik dhe social të një vendi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



