Para

Eurostat: Emigrantët në vendet e BE çuan 1 mld euro në Shqipëri në 2020

Transfertat personale që rezidentët në vendet e Bashkimit Europian dërguan në Shqipëri në vitin 2020 shënuan një rekord prej 1.03 miliardë eurosh, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat.

Pjesa më e madhe e transfertave personale konsiston në fluksin e parave që dërgohen nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës.

Edhe pse në vit pandemik, në 2020-n u shënua niveli më i lartë i këtyre transfertave drejt Shqipërisë, që prej vitit 2013, kur Eurostat raporton të dhënat për vendin tonë. Në krahasim me vitin 2013, transfertat personale janë rritur me  33%.

Rritja e transfertave personale të shqiptarëve që jetojnë në BE përkon edhe me shtimin e ndjeshëm të personave që kanë marrë leje qëndrimi në BE vitet e fundit dhe ciklin e ri të emigracionit.

 Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Transfertat personale në BE 

Në vitin 2020, flukset e parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jashtë BE-së, të referuara si transferta personale, arritën në 34.1 miliardë euro, një rritje prej 3% krahasuar me 33.2 miliardë euro në vitin 2019.

Pjesa më e madhe e transfertave personale përbëhet nga flukse të parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Flukset hyrëse në BE arritën në 12.0 miliardë euro, një rënie prej 6% krahasuar me 12.8 miliardë euro të regjistruara në vitin 2019.

Daljet jashtë BE-së kanë ruajtur një trend në rritje që nga viti 2015, duke u rritur me 33% që nga ai vit. Por, duke qenë se flukset hyrëse kanë mbetur konstante, kjo ka rezultuar në një bilanc negativ në rritje prej 22.1 miliardë eurosh për BE-në kundrejt vendeve jashtë BE-së në

Në vitin 2020, Kroacia (2.7%), Rumania (1.4%) dhe Letonia (1.3%) gjeneruan teprica të transfertave personale që kontribuojnë në më shumë se 1% të PBB-së së tyre përkatëse. Në të kundërt, Franca dhe Spanja gjeneruan deficite të transfertave personale që përfaqësonin -0.5% të PBB-së së tyre përkatëse kundrejt pjesës tjetër të botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë