Sipas të dhënave nga Eurostat, për të dytin vit radhazi, shqiptarët renditen të dytit në botë për numrin e madh të atyre që kanë fituar shtetësinë e një vendi anëtar të Bashkimit Europian. Vetëm në vitin 2017 rreth 58,900 shqiptarë morën pasaportat e një shteti tjetër dhe mund të lëviznin lirisht në të gjitha vendet e unionit.
Ndërsa në vitin 2016 numri i qytetarëve Europian shkoi deri në 67.5 mijë. Gjatë kësaj periudhe kohore, dy nga shtetet që kanë pajisur më së shumti shqiptarët me nënshtetësinë, janë Greqia dhe Italia, për shkak të emigrimeve të shumta gjatë viteve 90. Por, në këtë listë nuk mund të lemë pa përmendur dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi që prej vitit 2009 rreth 1400 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë britanike, por ky numër ka pësuar rënie.

Vetëm shtetasit e Marokut ishin përpara shqiptarëve, pasuar nga India, Turqia, Rumania, Pakistani, Polonia dhe Brazili. Këto tetë nacionalitete përbëjnë rreth 34 për qind të gjithë qytetarëve që përfitonin nënshtetësinë në një nga shtetet e BE.
Ndërsa për sa i përket vendeve të Ballkanit, vetëm qytetarët e Kosovës dhe Serbisë u renditën tek 30 vendet e para, por me një diferencë të madhe nga Shqipëria. Numri i përgjithshëm i shtetasve që fitojnë shtetësinë e një shteti të BE ishte 825 mijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



