Nga Gazeta “SI” – Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak të për rritjen e pjesëmarrjes së Eurosig në kapitalin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, UBA .
Eurosig sh.a mbante 21.02% të aksioneve të kësaj banke dhe tani do të shkojë në 51.017%, duke u bërë dhe aksioneri më i madh i saj.
Por BSH ka dy “detyra” për Eurosig, me afat deri më 31 dhjetor 2022. Të kontribuojë me mjete likuide në kapitalin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë sh.a., në shumën 3 milion Euro. Aksionari i tërthortë EURO-ALBA-EA sh.p.k, (aksionar në Eurosig) të sistemojë situatën me detyrimet tatimore.
UBA disa kohë që rezulton me bilance negative dhe posedon rreth 0.7% të tregut bankar në vend. Kërkesa që Eurosig të marrë shumicën e aksioneve të UBA kishte nisur që verën e viti të shkuar nga Banka e Shqipërisë, por nuk ishte finalizuar në asnjë regjistër zyrtar.
UBA ishte me kapital 100% të huaj deri në vitin 2019 kontrolluar nga Islamic Development Bank, kur më pas Eurosig bleu 21% të aksioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




