Gazeta Si – Europol ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës nga Ballkani me bazë në Spanjë, e cila transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Në këtë megaoperacion të Policisë Europiane, morën pjesë me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës,
Si pasojë e operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol u arrestuan 6 persona, si dhe u sekuestruan 2.7 tonë kokainë.
Gjithashtu Europol ka bërë kontroll në 15 banesa, ku janë konfiskuar 550 mijë euro, ora dhe automjete luksoze si dhe janë bllokuar disa llogari bankare.
Hetimi nisi në janar të vitit 2022, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Beograd pas marrjes së informacioneve nga shërbimet e huaja për operimin e një karteli ballkanik i përfshirë në trafikun me shumicë të kokainës.






Hetuesit identifikuan një shtetas serb si një nga organizatorët kryesorë të rrjetit kriminal. Mbajtja nën vëzhgim e tij dhe kontakteve që ai kishte me bashkëpunëtorë të tjerë bëri të mundur kapjen e anijes me 2.7 ton kokainë e cila do të nisej nga Brazili me destinacion Kepin e Gjelbër në Afrikë, e që më pas do të sillej në Evropë.
Shërbimi inteligjent i Europol, theksoi se kapitenët e kartelit, me kombësi ukrainase dhe çeke udhëtuan disa herë në Kepin e Gjelbër ose vende të tjera në Afrikën Perëndimore për të përgatitur anijet e tyre për këto operacione të trafikut të lëndëve narkotike.
Informacioni operacional i siguruar së fundmi zbuloi se anija ndodhej në Brazil.
Anija e fundit u lokalizua në Brazil dhe u dogj deri në brigjet spanjolle, ku forcat e Europol ndërhynë në 24 gusht, duke arrestuar 6 persona pas kontrolleve në 15 shtëpi, mes të cilëve edhe liderin e kartelit, i cili ishte një shtetas serb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



