Ka shenja se më të keqes është duke i ardhur fundi në epiqëndrën e koronavirusit në Europë.
Në Itali vdekshmëria është duke rënë dhe norma e rritjes e rasteve të reja me koronavirus po vjen duke u moderuar. Ndonëse fatalitetet po vazhdojnë të shkojnë në rritje në Spanjë e Angli, virusi duket se po përhapet më ngadalë në Gjermani, Zvicër dhe Hollandë.
Progresi i Italisë në luftën kundrejt virusit që ka vrarë më shumë se 13,000 individë aty sugjeron se izolimi që ka mbajtur më të shumtën e Europës brenda shtëpive po funksionon. Gjithsesi ekspertët e mjekësisë dhe virologët janë të mendimit se izolimi dhe masat shtrënguese duhet të vazhdojnë akoma e për një kohë të gjatë.
“Por pyetja është se çfarë mund të bëjmë tani ?”, shprehet Mike Ryan drejtuesi i programit të emergjencës në OBSh.
Përgjigja që ai dhe ekspertë të tjerë të mjekësisë kanë është që gradualisht të nisi hapja e ekonomisë dhe izolimit, por njëkohësisht të vazhdojë kërkimi e kontrrollet e rrepta për rastet e reja me koronavirus. Nëse vendet e marrin me hap të shpejte ç’izolimin ka shumë mundësi që ato të riskohen nga një përhapje e covid-19 brenda popullatës së tyre e t’i çojnë dëm gjithë sakrificat e tyre.
Simptomat e virusit duan dy javë që të shfaqen kështu që izolimet dhe masat e tjera shtrënguese nevojiten për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij.
Gjer tani vendet i kanë ndjekur këshillat e zbutjes me avash të disa prej masave shtrënguese të marra për të cilat në fillim u kritikuan se i morën me vonesë. Italia, Franca dhe Gjermania i kanë shtyrë afatet e karantinës gjer në Pashkë.
Sipas një studimi nga London School of Hygiene dhe Tropical Medicine karantina e ndërmarrë në Angli ka kontrbuar pozitivisht në reduktimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas studimit mendohet se ndërveprimet e njerëzve brenda ditës të kenë rënë me 70% e ata që mund të kenë virusin tashmë po infektojnë 0.6 të tjerë nga 2.6 që ishte përpara masave izoluese.
“Është shumë inkurajuese të shihet ngadalësimi i përhapjes së virusit falë masave të rrepta të marra e distancimit social” shprehet Pinar Keskinocak prefesoreshë në Institutin e Teknologjisë në Georgia të ShBA-së (Georgia Institute of Technology) e specializuar në modelimin e sëmundjeve infektive. “Por shtetet duhet të tregohen të kujdeshme me masat relaksuese që do ndërmarrin pas uljes së trendit të infektuarëve në ditë. E ky kujdes duhet të vazhdojë për sa kohë testimi në masë për popullsinë do të bëhet i mundur”, vazhdon ajo.
Pas një peridhe kaq shumë stresuese vëndet duhet që ta marrin në konsideratë lodhjen e madhe që ka përjetuar sistemi shëndetësor si dhe kompensimi i tepruar që mund të vij nga njerëzit pas një periudhe të gjatë izolimi.
“Është shumë e pritshme nga njerëzit që të kenë një dëshirë të zjarrtë për kontakt social pas gjithë kësaj periudhe vetmie ”, shprehet Simone Schnall profesoreshë psikologjie në Universitetin e Kembrixhit (Cambridge) në Angli.
Spanja dhe Italia

Me testime jo-kosistente dhe vonesa në rritjet e normave të vdekshmërive, numrat jo gjithnjë paraqesin një pikturë komplete të trendit. Spanja përshëmbull ka përjetuar dy-ditëshin e saj më vdekjeprurës të pandemisë gjatë të martës dhe të mërkurës. Vdekjet në Itali gjatë 24-orëshit të kaluar ranë në 727.
Në Angli të mërkurën u lajmërua një tjetër rritje në numrin e të vdekurve me 563 gjatë 24 orëve të kaluara. Por përhapja e virusit po ngadalësohet bazuar nga pranimet e rasteve të të infektuarëve me covid-19 nëpër spitale. Neil Ferguson një këshillues epidemiolog i qeverisë angleze në një intervistë radioje ka pohuar se ai e parashikon pikun e përhapjes së koronavirusit në Angli në dy ose katër javë.
Por të tëra këto duhen peshuar kundrejt impaktit që po i bëhet ekonomisë, sipas Richard Cookson, profesor i ekonomiksit të shëndetit ne univeristetin e York-ut. Humbja e të jetuarit të jetës gjithashtu ndikon negativisht në shëndetet e tyre
“Çdo ditë apo muaj që ekonomia qëndron në koma, ndërlikime të shëndetit nisin e shfaqen. Është një balancë e komplikuar, nuk është aq e thjeshtë sa paratë kundrejt numrit të jetëve”, shprehet Cookson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje