Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol ka shpallur kompaninë EUROPETROL DURRES ALBANIA fituese të 100 mijë tonëve naftë me anë të ankandit ku u paraqitën ofertat nga kompanitë e të interesuarëve.
Kompania EUROPETROL DURRES ALBANIA ka dhënë ofertën me 3.3 % të çmimit Brent – 3.6 $/bbl + K (K = 0.0105 $/bbl).
Nga shitja e 100 mijë tonë naftë parashikohen të ardhura rreth 33.5 miliardë lekë apo 27 milionë euro.
“Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sh.a, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 335.700.000 (treqind e tridhjetë e pesë milion e shtatëqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.”
Viti 2021 duket më optimist për industrinë e nxjerrjes dhe naftës në vend pas një numëri të lartë ankandesh të refuzuara gjatë vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




