Ekonomi

Besimi ekonomik bie në nivel rekord

Besimi mes bizneseve dhe konsumatorëve europianë është në rënie të lirë teksa karantinimet për të ndaluar përhapjen e virusit po e çojnë ekonominë në reçesion.

Statistikat e të enjtes treguan se besimi i bizneseve franceze ka rënë në prill në nivelin e tij rekord më të ulët gjatë historisë së tij. Aktiviteti ekonomik ka rënë me 35% nga nivelet e tij normalë e po kështu ka rënë besimi i konsumatorëve gjermane në pikën e tij historike më të ulët.

Këto raporte janë një vrojtim i zymtë për liderët europianë që do të diskutojnë së shpejti një paketë shpëtimi për rajonin prej 2.2 bilionë dollarësh. Qeveritë kanë kohë që kanë zotuar miliarda euro në ndihmë nga impakti negativ i koronavirusit dhe po kështu e Banka Qendrore Europiane e cila të mërkurën rriti përpjekjet e zotimet e saj për të mbrojtur vendet më vulnerable.

Kriza e shëndetit dhe mbyllja totale e disa prej sektorëve e kanë çuar ekonomine e eurozonës në pikiatë. Treguesi shumë i dobët aktualisht i besimit të konsumatorëve ne rajon dhe indekset e PMI-së (Purcahsing Managers Indexes, tregojne drejtimin e trendit ekonomik në sektorin e prodhimit) që priten të dalin sot më vonë nga mbasditja, pritet të tregojnë vazhdimësinë e rëndë të ekonomisë së dobët në europë.

Në Francë, agjencia kombëtare e statistikave Insee është shprehur se besimi i biznesve nëpër sektorë të ndryshëm të ekonomisë ka shënuar në prill nivelin e saj rekord më të ulët që kur ka nisur të matet ky indikator, në 1980-n.

Raporti gjerman nga qëndra e statistikave GfK tregon se konsumatorët gjermanë nuk kanë qënë kaq pesimist për ekonominë e tyre që prej katër dekadash. Survejimi është zhvilluar gjatë ditëve 1-14 prill, përpara se qeveria të niste lehtësimin e masave izoluese.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë