Futboll

Europa zbulon nga sot 8 mbretëreshat e saj, Çelsi synon përmbysjen ndaj Borusias

Gazeta Si – Luhen sot dy nga tetë ndeshje e kthimit të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Mbrëmjen e sotme do të zbulohen dy mbretëreshat e para të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Çelsi pret Borusian e Dortmundit dhe Benfika ndeshet me Bryzhin.

Përmbysje të humbjes 1-0 në Dortmund për të siguruar çerekfinalen: ky është misioni i Çelsit, që duhet të ngrejë kokën pas një periudhe shumë të vështirë. Trajneri Poter rrezikon vendin e punës. Në ‘Stamford Bridge’ vjen Borusia Dortmund, që në 2023-shin ka 10 fitore në po kaq ndeshje.

Nga ndeshja e parë mes Çelsit dhe Borusias. Gazeta Si, 7 mars 2023

Formë të kundërt kanë treguar blutë e Londrës. Humbja në Gjermani është nja nga 6 të tilla që Çelsi ka pësuar në dy muajt e parë të vitit. Sfida e sotme është një mundësi e mirë për të nisur kthesën.

Trajneri Poter ka probleme me dëmtimet. Ai ka humbur Tiago Silvën deh nuk mund ta zëvendësojë me Badiashilen, sepse ky i fundit nuk është futur në listën e Championsit. Mudrik dhe Ziesh pritet ta nisin nga stoli, kurse Maunt është i skualifikuar.

Në ndeshjen tjetër, Benfika e ka nisur rrugën e kualifikimit që në Belgjikë, ku fitoi 0-2 ndaj ‘hirushes’ Bryzh. Portugezët janë shumë afër kalimit në çerekfinale. Në 10 ndeshjet e fundit kundër skuadrave belge Benfika nuk ka humbur asnjëherë, ka 8 fitore dhe 2 barazime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë