Europa po tejngopet me likuiditet nga tregjet e parave, pas pandemisë. Bankat Qendrore po mundohen të mbyllin brenda natës një depozitë që ka dy vite që është hapur. Ndihmuar edhe nga politikat monetare, gjatë javës së shkuar, për herë të parë, në Europë qarkulluan 4.2 trilion euro cash. Ndikuar edhe nga blerja e obligacioneve dhe shtimin e likuiditetit nga Banka Qendrore Europiane.
Stoku i parasë së thatë në rajon do të arrijë në 5 trilion euro deri në 2022-shin. Një strategjist europian vë në dukje se nëse bankat fillojnë të ripaguajnë kreditë e lira në BQE, në shtator, mund të rriten normat e huasë ndërbankare më shpejt sesa parashikohet dhe më shpejt se sa kapaciteti i tregut.
Sipas të njëjtit strategjist, bankave do t’u kushtojë shumë huamarrja në të ardhmen.
Programi i Blerjes së Urgjencës Pandemike të BQE-së, ose PEPP, do të hiqet gradualisht në Mars. Dhe rifinancimi afatgjatë për bankat tregtare me para të lirë, do të mbahet në dhjetor.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




