Euro 2020

Europa shpall sot kampionët e rinj, Italia dhe Anglia zgjatin duart drejt trofeut

E gjithë vëmendja e kontinentit plak, por edhe e gjithë botës, do të jetë sot në “Wembley”, ku në orën 21:00 luhet akti i fundit i Euro 2020. Anglia, me avantazhin e të luajturit në shtëpi, kërkon një trofe ndërkombëtar pas 55 vitesh, Italia ka shansin më të mirë për të treguar se është rikthyer në nivelin e skuadrave më të mëdha botërore.

Të dyja skuadrat kanë bërë një Europian mjaft të mirë, por vetëm një do të jetë fitues për të marrë kurorën e kampionit nga Portugalia. Anglezët kanë me vete 50 mijë tifozë në stadiumin e tyre mitik, italianët kanë bërë për vete gjithë Europën me ecurinë që kanë pasur. Kuptohet, rol të rëndësishëm në këtë sfidë do të luajnë episodet dhe fati, dy skuadrat janë gati.

Formacionet e mundshme. Gazeta Si, 11 korrik 2021

Trajnerët Mançini dhe Southgejt u mbeten besnikë zgjedhjeve të tyre dhe pritet të hedhin në fushë formacionin e gjysmëfinaleve. Trajneri italian ka konfirmuar Kiezën në të djathtë të sulmit dhe Imobilen ne qendër. Mbrojtja dhe mesfusha kanë të njëjtët lojtarë, me Emerson Palmierin titullar dhe Spinacolën tifoz në tribunë.

Edhe Southgejt ka në plan të hedhë në fushë skuadrën që mundi Danimarkën në gjysmëfinale, me Saka titullar. Ai ka humbur Fodenin për një dëmtim, por alternativat nuk i mungojnë gjithsesi. Kapiteni Herri Kejn pritet të udhëheqë anglezët në këtë sfidë, ndërkohë që prapavija afron siguri për ekipin e “Tre Luanëve”.

Finalja do të arbitrohet nga holandezi Bjorn Kuipers dhe të gjithë shpresojnë që të mos ketë ndikim në rezultatin final të kësaj ndeshjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë