Analize

Europa rikthehet në frontin e Luftës!

Largimi i SHBA-ve nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rusinë të premten duket se e ka kthyer Europën në frontin e një konflikti të mundshmëm mes Moskës dhe Uashingtonin. Marrëveshja historike e kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë, e nënshkruar nga kreu sovjetik Mikhail Gorbachev dhe Presidenti amerikan Ronald Reagan në 1987 i ndalonte të dyja fuqitë bërthamore të vendosnin raketa me rrëze të mesme në kontinentin europian.

Duke qenë se ato janë në gjendje të arrijnë Rusinë nga Europa Perëndimore dhe anasjelltas, traktati synonte të shmangte një garë armatimesh në kontinentin e vjetër.

Por tanimë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në traktat, ndërkohë që secila palë akuzon palën tjetër që ka shkelur marrëveshjen.

Uashingtoni njoftoi vitin e kaluar se po tërhiqej nga pakti, duke akuzuar Rusinë për mosrespektimin e tij. Moska mohon se ka shkelur traktatin me dhe thotë se Uashingtoni po tërhiqet për të nisur një garë të re armatimesh. Por ajo që ka të ngjarë të jetë viktima më e madhe e prishjes së këtij pakti është Europa, pasi si Moska ashtu edhe Uashingtoni ka të ngjarë të vendosin të përpiqen të vendosin raketa në të dyja anët e kontinentit.

Udhëheqësi Sovjetik Mikhail Gorbachev dhe Presidenti i Sh.B.A Ronald Reagan nënshkruajnë traktain e armëve bërthamore, Gazeta Si, 4 gusht 2019

"Traktati i raketave bërthamore ka qenë një gur themeli i sigurisë europiane, pa të, SHBA-ja dhe Rusia do të kenë përsëri lirinë e vendosjes së raketave të mesëm (konvencionale ose bërthamore) në kontinent," Bruno Lete, analist për sigurinë transatlantike në Fondi Marshall.

"Për Europën, kjo do të thotë rikthimin në Luftën e Ftohtë , duke vuajtur pasojat më të mëdha në rast të një krize," tha ai.

Në këto kushte, ekspertët thonë se mënyra që NATO-ja do të zgjedhë për t’iu përgjigjur situatës do të jetë thelbësore për sigurinë e kontinentit.

"Ne nuk do t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë asaj që po bën Rusia, do të thotë që ne nuk do të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë," tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në korrik.  "Por ne kemi mundësi të tjera, kemi mbrojtje raketore dhe kemi rritur gatishmërinë e forcave tona ajrore," shtoi ai.

Për shumë ekspertë, Europa duhet të rishqyrtojë qasjen e saj të sigurisë. Në shkurt, para prishjes së këtij traktati, ministrat e mbrojtjes të NATO-s hartua një plan vendosjen e 30 batalioneve, 30 skuadrone ajrore dhe 30 anije luftarake në kufijtë e Europës deri në fund të viti.

Sistemi raketor amerikan THAAD, Gazeta Si, 4 gusht 2019

Po ashtu një raport i dalë së fundmi ka bërë publike disa nga vendndodhjet e bazave të armëve bërthamore të SHBA dhe NATO  në kontinentin e vjetër, duke zbuluar se ato ndodhen në Kleine Brogel në Belgjikë, Büchel në Gjermani, Aviano dhe Ghedi-Torre në Itali, Volkel në Holandë dhe Incirlik në Turqi.

Skenarët europianë

Uashingtoni tashmë ka njoftuar se është i gatshëm të ndjekë zhvillimin dhe vendosjen e sistemeve raketave me bazë tokësore, konvencionale në Europë", "i tha Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper senatit amerikan të premten.

Megjithatë, sipas Lete është e vështirë të parashikosh se çfarë roli do të luajë BE pas prishjes së traktatit të vitit 1987 dhe si duhet t'i përgjigjen evropianët një kërkese të mundshme të SHBA.-së për vendosjen e raketave bërthamore në territorin e tyre në mënyrë që të pengojnë Rusinë.

Edhe pse në këtë pikë Uashingtoni nuk e ka formuluar ende një kërkesë të tillë, sipas analistëve, tashmë janë tre skenarë të mundshëm me të cilët mund të përballet kontinenti në muajt në vazhdim.

Raketat ruse pran kufirit ukrainas

Refuzimi i Europës për vendosjen e sistemeve të raketave amerikane në territorin e sak do të gërryente më tej marrëdhëniet transatlantike dhe nuk do të pengonte Rusinë të vendosë sistemet e veta.

Por nëse Evropa zgjedh të pranojë këtë kërkese, atëherë do të ushqente garën bërtahmore të SHBA-së me Rusinë dhe sipas analistëve kjo mund të rrezikojë ta vendosë kontinentin përsëri në vijën e zjarrit gjë që do të pritet me një rezistencë të konsiderueshme në të gjithë kryeqytetet evropiane.

Një skenar i tretë mund të përfshijë formimin e një "koalicion vullnetarësh" mes qeverive evropiane që duan të lejojnë vendosjen e sistemeve raketore amerikane në territorin e tyre, të cilat ka të ngjarë të jenë kryesisht vende të Europës Lindore.

"Kjo, megjithatë, mund të rezultojë në një ndarje brenda Aleancës së NATO-s dhe BE-së," beson Lete.

"Shkatërrimi i këtij traktati eliminon një mjet të rëndësishme për ndërtimin e besimit midis Rusisë dhe SHBA dhe rrit rreziqet për sigurinë globale”, thotë eksperti.

Fott ilustruese, Gazeta Si, 4 gusht 2019

Uashingtoni ka vendosur tanimë sistemin anti-raketor THAAD, në bazën ushtarake në Rumaninë Jugore. Kjo është hera e parë që ky sistem raketash avancuar është vendosur në kontinentin e vjetër dhe është parë si lëvizje që mund të shkaktojë provokacione të ashpra nga Rusia.

” Sistemi THAAD do të mbetet operacional vetëm në Rumani, ndërsa mirëmbajtja dhe përditësimet e do të zhvillohen gjatë verës”, tha Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara, EUCOM.

Secila nga dy sistemet ndërmjetëse THAAD të shpërndara në Rumani ka tetë raketa mbrojtëse interceptuese. Çdo raketë peshon rreth 1.000 kilogram dhe është shtatë metra e gjatë. Ky sistem mund të interceptojë raketat balistike si të shkurtra ashtu edhe të mesme.

“Vendosja e THAAD në Europë ofron një aftësi mbrojtëse për të penguar konfliktet e ardhshme dhe për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë të NATO-s”, theksoi EUCOM.

Së bashku me sistemin anti-raketor, rreth 1,000 ushtarë amerikanë dhe rumunë janë të vendosur në Rumani, duke ofruar siguri në krahut lindor të NATO-s.

Raportet se Uashingtoni mund të vendosste raketa me rreze të mesme në Europë duke dalë nga traktati bërthamor me Rusinë, kanë alarmuar prej kohësh Moskën, e cila ka paralajmëruar të kundërpërgjigjet “më të njëjtën monedhë”.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaronte disa muaj më parë se Rusia është ushtarakisht e gatshme për një krizë raketash të ngjashme më atë të Kubës nëse Shtetet e Bashkuara vendosnin raketa bërthamore hipersonike në kontinentin e vjetër. Ai kërcënoi se do të vendoste raketa në anije ose nëndetëse pranë ujërave territoriale amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë