Treg

Europa po furnizohet ende me energji nga Rusia… fshehurazi

Industria e karburanteve në Rusi ka mbetur e paprekur nga sanksionet europiane shtatë muaj nga lufta në Ukrainë.

Ndonëse janë ekzekutuar tetë raunde sanksionesh, embargot e tregtisë së hidrokarbureve vazhdojnë të devijohen nga Rusia.

Ariadna Rodrigo, menaxhere e financave të qëndrueshme në BE, tha se është idiotësi për bllokun që të vazhdojë të financojë Kremlinin duke injoruar tregtinë ruse.

“Nëse BE dëshiron seriozisht të ndalojë luftën, duhet të presë kordonin umbekikal në Kremlin dhe të fokusohet në kursimin e energjisë dhe atë të rinovueshme”, -tha Rodrigo.

Komisioni herë pas herë ka thënë se Vladimir Putin po i përdor energjitë si armë dhe Moska e mohon këtë. Fakti që kjo gjë nuk po diskutohet, tregon se BE po luan në dy anë.

Pasojat ndihen në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i kërkoi presidentit të KE-së, Charles Michel të sanksiononte industrinë e karburanteve dhe atë nukleare në Rusi.

“Nafta, gazi, uraniumi dhe qymyri, e gjithë kjo duhet të ndalohet. Sepse ata po i përdorin këto para për të financuar këtë luftë”, tha Oleg Ustenko në fund të shtatorit, sipas Associated Press.

Në prill, PE bëri thirrje për një embargo të menjëhershme në energjinë nukleare ruse që vinte nga Rosatom apo projekte të reja.  Por Rusia është një lojtar dominant në tregun botëror të energjisë dhe nuk i kushton asgjë nëse largohet nga tregu europian.

Rosatom, centrali bërthamor është ai që drejton dhe armët nukleare ruse që synon të zaptojë centralin në Zaporizhzhia, Ukrainë.

Në të gjithë Europën ka 18 centrale bërthamore ruse, në Finlandë, Sllovaki, Hungari dhe Bullgari. 20% e uraniumit në Europë, merret nga Rusia. /CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë