Analize

Europa po bën një ‘treshe’ të rrezikshme

Europa ka ngecur në disa negociata intensive me dy superfuqitë botërore. Ajo po përballet me një kërcënim prej 50% tarifë nga Amerika, që Trump thotë se do t’i aktivizojë në korrik. Nga ana tjetër po tenton të rivendosë një marrëdhënie me Kinën, po ashtu në korrik.

Rezultati është një trekendësh plot hiqe. Europa duhet të jetë tepër vigjilente se si marrëdhënia e Amerikës me Kinën do të ndikojë ekonominë dhe sigurinë e saj,. “Në këtë trekëdësh, çdo kënd po ruan dy këndet e tjera me dyshim”, thotë Steven Everts nga instituti europian i Studimeve mbi Sigurinë. Europa është e brishtë. Kur bëhet fjalë për luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, Amerika e Donald Trump dhe Kina e Xi Jinping kanë të dyja pozicione në kundërshtim me interesat e sigurisë së Europës. Ekonomia e Europës, e cila po rrafshohet, tani është nën kërcënimin e ripërtërirë si nga tarifat amerikane ashtu edhe nga konkurrenca kineze.

Kina po shfrytëzon mundësinë që të përdorë një lojtar kundër tjetrit dhe në këtë rast po josh europianët. Më 30 prill, hoqi sanksionet ndaj një numri anëtarësh të Parlamentit Europian dhe institucioneve që kishte vendosur në vitin 2021. Vërtetë, ishte një lëshim pa dhimbje për Xi Jinping, udhëheqësin kinez. Por ka shenja se edhe Kina po intensifikon diplomacinë e saj ndërkombëtare. Për shembull, partneriteti midis rajonit kinez të Sichuan-it dhe shtetit më të populluar gjerman, North Rhine-Ëestphalia, kishte qenë në gjumë prej vitesh. Tani ajo është duke u rigjallëruar nga pala kineze me planet për një vizitë të nivelit të lartë.

 BE-ja po vret mendjen se si të përgjigjet. Disa shohin një mundësi për t’i treguar Trump se Europa ka edhe opsione të tjera. Komisioni Europian është në një pozicion të vështirë për të ndërmjetësuar BE-në dhe Kinën në samitin që mbahet në korrik në Pekin, sepse Xi nuk pranoi të shkonte në Bruksel.

Shqetësimi i parë që Europa do të shprehë është fragmentimi i tregtisë. Si pasojë e luftës tregtare të Trump mallrat që synonin Amerikën do të mbesin në brigjet europiane. Një taskë-forcë europiane po monitoron të dhënat e blerjeve dhe furnizimeve, që patjetët tregojnë një rritje të eksporteve në Europë. Kjo vjen në një kohë që vetë Europa është e shqetësuar për një mbipopullim të tregjeve europiane me produkte kineze. Kina po futet fuqishëm në tregje sidomos me pajisjet si panele solare, turbinat e erës dhe pajisjet ekologjike.

Jek e jek

Edhe pse kjo do të ndihmojë konsumatorët europianë, do të dëmtojë prodhuesit. Kështu, BE ka vendosur masa në disa lloje pajisjesh. Për makinat elektrike, ajo kërkon që Kina të dakordësohet me një çmim minimal importi.  Europianët do të argumentojnë se Kina ka nevojë për të vetmin treg ende të hapur për mallrat kineze. Kina, megjithatë, mund të ndihet më e fortë dhe mund të tërhiqet, duke treguar ekonominë e saj elastike. Xi gjithashtu do të ketë vënë re se vendet kryesore të Evropës po luftojnë me populistët e krahut të djathtë në rritje dhe do të luftojnë me përshkallëzimin ekonomik që Kina mund të përballojë.

Kërkesa e dytë europiane është për më shumë rritje ekonomike. Firmat europiane shohin se aksionet e tyre të tregut në Kinë po tkurren. Ndërkohë investimet direkte kineze në Europë kanë ndryshuar nga blerja e firmave dhe teknologjisë europiane në investim në fabrika të reja. Duke vepruar kështu, Kina përpiqet të shmangë transferimin e teknologjisë tek firmat europiane, për të parandaluar që Europa t’i bëjë Kinës atë që Kina i bëri Europës: të mësojë nga teknologjia e përparuar e huaj në mënyrë që të zhvillojë industritë e saj konkurruese.

Pala kineze ka hedhur idenë e ringjalljes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për investimet (cai), një plan që u propozua në vitin 2013, i finalizuar në vitin 2020, por nuk u ratifikua kurrë nga europianët, kryesisht për shkak të sanksioneve të Kinës ndaj eurodeputetëve. Do t’u kishte dhënë disa firmave europiane akses më të mirë në tregun kinez dhe do të mbronte investimet kineze jashtë vendit, pjesërisht duke konsoliduar 27 marrëveshje dypalëshe investimi me Kinën në një. “Por kjo është një marrëveshje nga një epokë tjetër,” thotë Janka Oertel, e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut. “Shumë ka ndryshuar.” Zyrtarët e BE-së e konsiderojnë CAI-n të vdekur.

BE-ja është më e shqetësuar për të shmangur një garë finale. Vendet e saj anëtare po konkurrojnë për të siguruar investime kineze, me Hungarinë në krye. Kjo e bën të vështirë vendosjen e kushteve të rrepta që Kina ka qenë në gjendje t’i imponojë IHD-ve europiane në Kinë, për shembull në transferimin e teknologjisë, stafin lokal ose integrimin në zinxhirët e furnizimit lokal. Investimi i brendshëm qeveriset nga rregullat kombëtare dhe jo nga BE, kështu që blloku ka shumë të ngjarë të jetë në gjendje të bie dakord mbi parimet për shqyrtimin e investimeve hyrëse për rreziqet e sigurisë. Shpresa është që një marrëveshje politike me Kinën të paktën të përcaktojë disa rregulla bazë.

Kërkesa e tretë europiane ka të bëjë me Ukrainën. Vizita e Xi në Moskë tregoi mbështetjen që ai i jep Russië, por vëzhguesit e Kinës mendojnë se Xi dëshiron që lufta të përfundojë. “BE mund të kërkojë në mënyrë legjitime që Kina të trajtojë rieksportet e mallrave të BE-së me përdorim të dyfishtë nga Kina në Rusi, të cilat janë ende në rritje,” mendon z. Everts. Dhe BE-ja shpreson të bindë Kinën që të angazhohet ekonomikisht në Ukrainë.

Strategjia e Kinës për Europën mbetet e pandryshuar. Ajo do të donte të largonte kontinentin nga Amerika, duke dobësuar dhe ndarë Perëndimin, në mënyrë ideale me kosto të ulët për veten. Trump e bëri këtë më të lehtë duke minuar sigurinë dhe ekonominë e Europës. Ai është siguruar gjithashtu që BE-ja dhe anëtarët e saj tani duhet të mendojnë për të mos rrezikuar nga të dyja palët, gjë që kufizon ambicien për të mos rrezikuar nga Kina. Asnjë nga këto nuk ndihmon shanset e BE-së për të marrë shumë nga ajo që dëshiron kur ulet për të negociuar me dragoin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë