Analize

Europa po bëhet franceze

Keqardhje për politikbërësit europianë që tentojnë të përcaktojnë se si votuesit ndihen për botën e jashtme. Më shumë se treçereku i qytetarëve europianë, nga Irlanda në Greqi thonë se po shfrytëzojnë tregtinë e lirë. Globalizimi është i mirëpritur në 6 nga 10 europianë, edhe pse është demonizuar nga të majtët si një plan i ligë amerikan. Duhet thënë se proteksionizmi, e kundërta e tregtisë së lirë dhe ajo që mund të shkatërrojë globalizimin, i ka disa simpatizantë.

Në disa anketa, europianët nuk e kundërshtojnë aq shumë proteksionizmin. Që kur Boris Johnson la zyrën, askush nuk tentoi të bënte më shumë nga se mbante.

Pavendosshmëria e publikut reflektohet në qasjen europiane të menaxhimit ekonomik. Për pjesën më të madhe, Europa është e hapur për tregti dhe investime të huaja, pjesë e një konsensusi në tregjet e lira.

Në të njëjtën kohë, një proteksionist mbetet i tillë dhe tani po fiton territor. Europa e ka parë botën e jashtme dhe duket sikur nuk i pëlqen shumë të mëbshtetet në të. Lufta në pragun e saj, gazsjellësit rusë dhe zënkat e pafundme midis Kinës e SHBA-së, kanë reduktuar entuziasmin për ndërtimin e një ure me botën e jashtme.

Mendoni për një Europë që po bëhet franceze. Për vite Emmanuel Macron, presidenti francez ka folur mbi idenë e një “autonomie strategjike”. Koncepti është gjithëpërfshirës, por mbështetet në idenë se ekonomia e kontinentit nuk duhet të varet nga importet për produkte me rëndësi si gjysmëpërçuesit apo bateritë elektrike të makinave.

Duke e nënvizuar fort, ministri francez i financave është edhe ministër i “sovranitetit industrial”. Përfaqësuesi i agrokulturës është ministër i “sovranitetit të ushqimit”. Kjo lloj qasje e Francës forcon nevojën që ajo për diregjim: të bëhet e pavarur nga SHBA-ja dhe Kina dhe të rrisë firmat franceze e t’i bëjë ato kampionë të Europës.

Kjo qasje dikur kishte mjaft kritikë. Vendet e vogla, duke përfshirë Holandën, Irlandën dhe skandinavët, bënë pasurinë e tyre në tregtinë e jashtme dhe e shtynë BE-në më shumë drejt hapjes. Gjermania ka interesa të ngjashme, duke pasur parasysh firmat e saj eksportuese në botë. Ajo gjithashtu ka traditën e saj liberale, në të cilën shteti vendos rregullat, por (zakonisht) nuk ndërhyn për të vendosur se cilat kompani do të lulëzojnë. Më e rëndësishmja, Britania e ktheu peshoren drejt tregjeve të hapura dhe pëlqente rregullat që pengonin Francën dhe të tjerët të jepnin subvencione për firmat e favorizuara. Komisioni Europian në Bruksel, i ngarkuar me negocimin e marrëveshjeve tregtare ose monitorimin e ndihmës shtetërore, formuan një shtet liberal, i gatshëm për të zbatuar mantrën e tregut të lirë.

Një nga një, kundërshtuesit e dirigjimit kanë rënë. Britania e la BE-në. Rritja e Kinës frikësoi Gjermaninë. Më pas pandemia konfirmoi frikërat e Macron se si Europa varej nga të huajt për çdo gjë, nga maskat tek paracetamoli.

Francezët pretendojnë se Europa ishte naive kur bëhej fjalë për tregtinë,  në dukje e vetmja që luante sipas rregullave globale. Si munden firmat europiane të lidhura me objektiva të ashpra të emetimit të karbonit të konkurrojnë me ato kineze të lira për të ndotur?

Holandezët, dikur tregtarë të zjarrtë të lirë, filluan të flasin për “autonomi të hapur strategjike”, duke tingëlluar si Macron, por me një theks ndryshe.

BE-ja tani po përgatit planet për një taksë kufi të karbonit, të cilën kritikët liberalë dikur e dënuan si një formë të proteksionizmit të gjelbër. Harroni kufijtë e ndihmës shtetërore: nën kujdesin e një komisioneri francez, Thierry Breton, mikroçipet dhe bateritë e makinave po marrin shumë para të gatshme euopiane. Investimet nga firmat e huaja në BE po shqyrtohen gjithnjë e më shumë, më mirë për të mbajtur jashtë Evropës gabimet e korporatave.

Edhe tani Manu?

 Shpresat se lavjerrësi mund të lëvizë përsëri drejt tregjeve të hapura janë shuar nga lufta në Ukrainë. “Kriza energjetike, si pandemia para saj, tregon se shteti ka funksionuar,” thotë Jacob Kirkegaard nga German Marshall Fund, një institut. Subvencionet për industrinë po rrjedhin sërish. Besimi egoist i Gjermanisë se tregtia me autokracitë me kalimin e kohës do t’i kthente ato në liberalë të mirë shpërtheu në fytyrën e saj.

Shumë njerëz po pyesin nëse mbështetja gjermane nga Kina për eksportet industriale mund të rezultojnë një ditë po aq budalla sa mbështetja e saj në të kaluarën nga Rusia për importet e gazit. Joe Biden hoqi vetëm pjesërisht tarifat e Trump dhe po shtyn fushatën “Blej Amerikane” me po aq gabime, por me më pak turp. Qeveritë me populiste, si në Itali apo Suedi, priren më tepër të pëlqejnë kapitalizmin shtetëror à la Française.

Ajo që dukej si një tension i shëndetshëm midis tregtarëve të lirë dhe kundërshtarëve të tyre mund të kthehet në një disfatë. Macron ka zgjedhur një rrugë tjetër, duke kërkuar që Europa të “zgjohet” dhe të fillojë të favorizojë industritë e saj. Në të kaluarën, edhe skeptikët e tregtisë së lirë pëshpëritnin gjëra të tilla vetëm privatisht. Tani po thuhen me zë të lartë./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë