Treg

Europa nuk i frikësohet më krizës së gazit. Rezervat në 98%, por çmimet mbeten tepër të larta

Këtë vit europianët nuk janë më të frikësuar për rezervat e gazit gjatë dimrit, ndonëse çmimet vazhdojnë të jenë tepër të larta.

Vitin e shkuar, që pas pushtimit rus në Ukrainë dhe kontrollit të saj në tregun e gazit, Europa nuk kishte më furnizues gazi, nuk kishte as rezerva dhe u detyrua të reduktojë përdorimin e gazit, lënda kryesore për ngrohje dhe gatim në kontinent.

Sipas publikimit të fundit nga Moody’s, rezervat e gazit të BE-së arritën 97.5% në nëntor 2023, një nivel rekord që e bën pothuajse të pamundur idenë e krizës së gazit për këtë dimër. Madje as për dimrin e ardhshëm.

Qeveritë menaxhuan më mirë rezervat, por edhe familjarët e bizneset, konsumuan më pak gaz, duke ndihmuar në ngritjen e këtyre rezervave.

Raporti thotë që edhe pse rezervat janë plot, çmimi i gazit mbetet tepër i lartë. Rënia në çmimet e energjisë në tërësi (naftë, gaz, elektricitet) ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ulja e inflacioni. Në zonën e euros çmimet e energjisë kanë rënë me 11.5% ndërsa në MB me 31%.

Sipas ekspertëve kjo do të thotë se tregtarët e gazit kanë ende stok gazin e blerë me çmim të lartë dhe se lëvizjet në bursë reflektohen disa muaj me vonesë.

Moody’s thekson se tregu i gazit mbetet delikat përballë risqeve gjeopolitike dhe se një përfshirje e Iranit në konfliktin Izrael-Hamas, do t’i çonte çmimet e gazit në të njëjtin nivel si lufta Rusi-Ukrainë./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë