Kapaciteti prodhues i rajonit, veçanërisht në fazën e rafinimit dhe përpunimit të zinxhirit të furnizimit, është zbrazur nga vitet e uljes së çmimeve nga konkurrentët me kosto më të ulët, para së gjithash Kina.
“Europa ka arritur një pikë kritike “, sipas shoqatës europiane të metaleve Eurometaux.
“Pesë vitet e ardhshme do të vendosin nëse do të kemi sukses në rikuperimin dhe rritjen e zinxhirëve tanë të qëndrueshëm të vlerave të metaleve dhe mineraleve, ose nëse zona të tjera të botës do të nxisin më tej garën e burimeve globale,” tha shoqata në një letër pak kohë më parë.
Komisioni Europian pajtohet, duke kuptuar se revolucioni i tij i madh industrial i gjelbër do të ketë nevojë për shumë metale që rajoni aktualisht nuk i ka.
Kjo javë ka sjellë një listë të azhurnuar të mineraleve kritike dhe zbulimin e planit të madh të Komisionit për të bërë diçka në lidhje me një varësi të importit që është ekspozuar në sektorë të shumtë nga COVID-19.
Bashkimi Europian (BE) tani po ndjek të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e zinxhirëve të vet të furnizimit me metale.
Është një shenjë tjetër që metalet industriale po shfaqen si një vijë kryesore thyerjeje në një rend ekonomik global që zhvendoset.
MINERALE KRITIKE
Lista e mineraleve kritike të BE-së është shumë e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara, që përfshin disa nga elementët më pak të njohur të tabelës periodike si berilium, hafnium dhe skandium.
Boksiti (alumini), titani, litiumi dhe stronciumi janë shtuar në rifreskimin e fundit trevjeçar, ndërsa heliumi ka rënë “për shkak të një rënieje të performancës së tij ekonomike”. Nikeli nuk përfshihet por do të monitorohet “nga afër”.
Vlen të përmendet se të dy metalet si alumini dhe titani tashmë i janë nënshtruar hetimeve të sigurisë kombëtare “Seksioni 232” në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në tarifa dhe negociata të mëtejshme përkatësisht me vendet furnizuese.
Alumini është rasti i problemeve në lidhje me lëndët e para të Europës nëse do të arrijë objektivat e saj të emetimit të karbonit në Marrëveshjen e Parisit.
Metali u identifikua nga Banka Botërore si përfituesi më i madh për energjinë e rinovueshme. Megjithatë, kapaciteti primar i prodhimit të aluminit në Europë ka rënë me rreth një të tretën që nga viti 2008.
Strontiumi përfshihet sepse i gjithë rajoni mbështetet në një kompani të vetme europiane për furnizimin e një metali që përdoret në qeramikë magnet dhe robotikë.
Litiumi mund të duket si një shtesë e vonuar në listë, duke pasur parasysh rolin e tij qendror në bateritë për automjetet elektrike, një nga shtyllat e strategjisë së reduktimit të karbonit “Green Deal” të Europës.
Por metali është tashmë një fokus thelbësor për “Aleancën Europiane të Baterive”, një iniciativë private-publike e BE-së që po zhvillohet që nga viti 2017.
Një “Aleancë Europiane e Lëndëve të para” tani do të krijohet përgjatë linjave të ngjashme.
Tabloja fillestare do të jetë toka e rrallë dhe magneti, “pasi kjo është jetike për shumicën e ekosistemeve industriale të BE-së (përfshirë energjinë e rinovueshme, mbrojtjen dhe hapësirën)”.
SFERAT E NDIKIMIT
Strategjia e mineraleve të Europës është kryesisht në të njëjtën linjë si përtej Atlantikut, domethënë gjetja, miniera, rafinimi dhe riciklimi.
Sidoqoftë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po mësohen tashmë me toka të rralla, ndërtimi i një zinxhiri të tërë furnizimi nga e para është një biznes i ndërlikuar.
Komisioni, për shembull, vlerëson se iniciativa e saj për materialet e baterive do të “çojë në 80% të kërkesës së litiumit në Europë që do të furnizohet nga burimet Europiane deri në vitin 2025”.
Synimi duket shumë ambicioz, duke pasur parasysh gjetjen dhe nxjerrjen e litiumit, që është pjesa (relativisht) e lehtë. Rafinimi i tij në formë kimike dhe më pas bërja e baterive jon- litium është pjesa e vështirë dhe ekspertiza teknike aktualisht gjendet në Azi, veçanërisht në Kinë.
Ëshët gati e qartë se, aleancat e përpunimit të mineraleve dhe metaleve do të nevojiten përmes furnizuesve miqësorë si Kanadaja dhe Australia.
BE propozon gjithashtu të prekë edhe fqinjët gjeografikë; Norvegjinë dhe Ukrainën dhe është “e rëndësishme të integrosh Ballkanin Perëndimor në zinxhirët e furnizimit të BE-së”, tha Komisioni, duke theksuar se Serbia ka borates (kripra) dhe Shqipëria ka depozita platin.
Përveç kësaj, “partneritetet strategjike” janë “veçanërisht të rëndësishme me vendet që janë drejt rrugës së zhvillimit, të pasura me burime, rajone të tilla si Afrika”, ku Bashkimi Europian mund të shpenzojë paratë për të përfituar mineralet që i duhen, ashtu edhe për të siguruar që ato të prodhohen me përgjegjësi.
Një revolucion i gjelbër ka nevojë për metale të gjelbërta, që ngre probleme të veçanta të zinxhirit të furnizimit për një metal si kobalti, një mineral i kontaminuar në mënyrë kritike nga abuzimet e minierave artizanale në Kongo.
Mbetet të shihet se nga do të rrjedhin fondet europiane të investimeve, por rajoni tani ka nënshkruar lojën e madhe globale të shekullit 21 të zgjerimit të sferave të ndikimit të mineraleve.
Made in Kina
Duke pasur parasysh dominimin e Kinës në përpunimin e metaleve të tilla si alumini, litiumi dhe elementë të rrallë të tokës, dëshira e Perëndimit për të zvogëluar cenueshmërinë e zinxhirit të furnizimit nënkupton zhvendosjen e zinxhirëve të furnizimit larg vendit.
Kjo nënkupton gjithashtu mbrojtjen e sektorëve të brendshëm industrialë nga prodhuesit kinezë që veprojnë në një univers paralel të mbështetjes së shtetit.
Veçanërisht gjatë periudhave të krizave. Europa humbi kapacitetin e përhershëm të prodhimit të metaleve në raport me Kinën në krizën financiare globale të vitit 2009 teksa Kina u rikuperua më shpejt. Modeli duket se do të përsëritet gjatë krizës aktuale COVID-19.
Më të goditurat, tani si atëherë, janë ndërmarrjet më të vogla tipike për sektorë të tillë si riciklimi i metaleve, një tjetër shtyllë thelbësore e politikës së gjelbër industriale të BE-së.
Plani i veprimit i ekzekutivit Europian identifikon nevojën “për të zgjeruar tregtinë ndërkombëtare” por nuk ofron shumë në detaje se si bëhet kjo.
BE, sipas Eurometaux, “duhet të jetë më e guximshme dhe më pak naive në skenën globale”.
Shoqata e metaleve bën thirrje për forcimin e ” tregtisë dhe të konkurrencës së BE-së për të mbrojtur prodhimin europian nga konkurrenca e pandershme (dhe) efekti shtrembërues i subvencioneve dhe kapaciteteve të tepërta strukturore në tregun global të metaleve”.
Çështjet e klimës duhet të merren në konsideratë në mënyrë të qartë në vlerësimin e masave anti-tarifave proteksioniste, duke sugjeruar një politikë të nxitur prej kohësh nga prodhuesit e aluminit si një diferencues kryesor me një sektor alumini kinez të etur për qymyr.
Europa këtë vit tashmë ka çelur hetime anti-tarifave proteksioniste në importet e produkteve kineze të aluminit dhe produkteve të tjera.
Ftesa nga një shoqatë që përfshin shumë nga përdoruesit kryesorë të metaleve në Europë është një shenjë se sa bota po lëviz jashtë boshtit të saj të mëparshëm të globalizimit dhe tregtisë së lirë.
Metalet kanë qenë në ballë të luftërave tarifore të Presidentit Trump dhe strategjia e re kritike e mineraleve në Europë është konfirmimi se ata do të luajnë një pjesë qendrore në deglobalizimin e ardhshëm./Burimi:Reuters/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




