Analize

Europa në duart e një 31-vjeçari!

Meidling, një lagje në jugperëndim të Vienës, është e njohur për shqiptimin e veçantë të gërmës "l". Shumë banorë e formojnë tingullin me vetëm majën e gjuhës, duke shkuar shumë larg nga gjermanishtja e butë vieneze. Kjo vjen për shkak se pothuajse 45 për qind e banorëve të Meidling janë emigrantë dhe shumica prej tyre kanë lindur jashtë shtetit.

Meidling është lagja ku u rrit Sebastian Kurz, kancelari 31-vjeçar i Austrisë, edhe pse ditët e para të karrierës së tij politike, të gjithë menduan se ai ishte rritur në Hietzing, lagjia më e pasur e kryeqytetit austrial, për shkak se Kurz nuk e shqipton l-në si banorët e tjerë të Meidlinger. Nëna e Kurz është mësuese e shkollës së mesme ndërsaa babai i tij një inxhinier. Prindërit e tij punuan shumë për të blerë një apartament, ai kalonte pushimet e verës në fermën e gjyshes së tij ndërsa gjysma e shokëve të klasës së tij të ishin ose emigrantë ose fëmijë emigrantësh, shumë prej të cilëve kishin ikur nga Ballkani i shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, sapo u bë kancelar, Kurz mbylli "rrugën ballkanike", e cila përdorej nga grup i ri emigrantësh që arratiseshin nga luftërat apo varfëria ,për të hyrë në Evropë. Në të vërtetë, çështja e migracionit ka përcaktuar që nga fillimi karrierën e tij politike dhe e ndihmoi të ulej në karrigen e kancelarit tetorin e kaluar. Ai formoi një koalicion me Partinë “Liria” të ekstremit të djathtë (FPÖ), duke e bërë Austrinë në atë kohë, qeverinë e vetme të Europës Perëndimore me një parti të ekstremit të djathtë në qeveri. (Italia ndoqi më paas shembullin e saj.) Por edhe Europa po ndjek udhëheqjen e Kurzit në mënyra të tjera. Strategjia e tij për emigracionin po formon në tërësi axhendën e të gjithë kontinentit.

Sebastian Kurz dhe Angela Merkel

Austria ka marrë përsipër presidencën e Këshillit Europian. Presidenca gjashtëmujore, e cila kalon me rotacion tek të gjitha shtetet anëtare të BE-së, është kryesisht përgjegjëse për planifikimin dhe kryesimin e takimeve midis anëtarëve, por secili vend që mban presidencën, ofron përparësitë e tij për këtë mandat. E para në listën e Austrisë është siguria dhe lufta kundër emigracionit të paligjshëm. Kurz është përpjekur të krijojë aleanca me udhëheqës që kanë një qendrim të ashpër ndaj emigracionit si lideri hungarez, Viktor Orban dhe ka ushtruar presion mbi Angela Merkel për të ashpërsuar politikën gjermane ndaj emigracionit. Ai ka propozuar dhe formuar një "bosht vullneti" mes Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë, kundër emigracionit të paligjshëm, një sugjerim që ringjalli kujtimet e një fronti të hershëm të drejtuar nga nazistët që përfshinte Gjermaninë dhe Italinë. Thirrja e Kurz për forcimin e kufijve të Evropës kundër të sapoardhurve duket e destinuar për t’u zbatuar, pasi të premten e kaluar, BE-ja arriti një marrëveshje për të mbajtur refugjatët jashtë kontinetiit.

Një nga momentet më dramatike në rrugën e Kurz drejt pushtetit ndodhi rreth tre vjet më pare, kur kancelari si kishte mbushur ende 30 vjeç. Në shtator të vitit 2015, Viena u gjend në një pozicion mjaft të vështirë. Pas mbytjes së tre-vjeçarit sirian Alan Kurdi, në një plazh turk, 71 refugjatë u gjetën të vdekur në një kamion në Austri. Gjermania deklaroi se refugjatët sirianë nuk do të ktheheshin më në vendin europian ku kishin hyrë për herë të parë dhe kancelarja Angela Merkel vendosi hapjen e kufijve. Mijëra refugjatë dhe emigrantë vinin çdo ditë në stacionin e trenave të Vestbahnhof në Vjenë, për të vazhduar udhëtimin drejt Gjermanisë fqinje. Ata u pritën dhe u përshëndetën nga mijëta vullnetarë në Vienë, përfshirë politikanë të rangut të lartë, si presidenti dhe ministri I brendshëm të asaj kohë. Por Sebastian Kurz nuk ishte mes tyre. Duke qenë se ai ishte atëherë ministri për Evropën, Integrimin dhe Çështjet e Jashtme, mungesa e tij nuk kishte si të mos vërehej. Kurz ia kishte kushtuar pothuajse të gjithë karrierën e tij politike dëri në atë pikë çështjeve të emigracionit.  Pjesa më e madhe e punës së Kurz përfshinte vendimarrjen mbi ligjet e integrimit dhe komunikimin e vazhdueshëm me shtypin. Si kritikët ashti dhe mbështetësit e Kurz bien dakord mbi aftësitë e tij shkëlqyera të komunikimit.

Sebastian Kurz dhe partnerja e tij

Kancelari mbështetet tek një ekip i vogël njerëzish, shumë prej të cilëve i ka njohur në kohën kur ishte pjesë e Partisë së të Rinjve. Në librin e tyre mbi karrierën e kancelarit austriak, gazetarët Nina Horaczek dhe Barbara Tóth përshkruajnë se si Kurz e shndërroi organizatën e dobët në një rrjet të fuqishëm politik. Ai ftonte shpesh politikanët e mirënjohur dhe themeloi një klub shumë të suksesshëm që përfshinte figura të njohura nga arti dhe politika. Anëtarët e saj, shumë besnikë ndaj Kurzit, tani janë të shpërndarë në të gjithë partinë qeveritare.  Kurz u bë ministri i jashtëm më i ri në botë dhe ky pozicion e rriti më tej popullaritetin e tij.

Megjithatë, ai nuk do të bëhej kancelar aq i shpejtë nëse nuk do të kishte qenë për atë që ndodhi në vitin 2015. Që nga ardhja e valës së parë të refugjatëve, përpara se vemendja e publikut në Europë të zhvendosej tek sulmet e Parisit, Kurz doli kundër kancelarit të atëhershëm austriak, Verner Faymann dhe koleges së tij gjermane Angela Merkel. I pyetur se pse nuk shkoi për të përshëndetur refugjatët në stacionin e trenit, ai u përgjigj duke thënë se: Është e gabuar që kontrabandistët dhe kriminalët që u morën emigrantëve gjithçka që kishin, të priten me buzëqeshje nga politikanët evropianë.”

Më vonë, në vitin 2016, në një konferencë në Vjenë, vendet e Ballkanit Perëndimor vendosën të mbyllnin kufijtë. Por Gjermania nuk ishte e ftuar. Megjithatë, Merkel arriti një marrëveshje me Turqinë për të marrë disa emigrantë. Të dyja marrëveshjet kanë kontribuar në rënien afatgjatë të emigrimit në Evropë, megjithëse nuk kanë ulur fuqinë e tij si çështje politike. Mbyllja e "Rrugës Ballkanike" ishte arma kryesore e Kurz gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 dhe e ndihmoi partinë e tij të ngjitej në vendin e parë. Ashtu si Emmanuel Macron, edhe Kurz solli me vete në qeveri disa "të ardhur" politikë. Qeveria e Kurz ka qenë konsekuente në ndjekjen e një politike anti-emigracionit: Ai ka shkurtuar kurset e gjiuhës gjermane për azilkërkuesit dhe po harton një ligj që do të shkurtojë përfitimet familjare për qytetarët qe vijnë nga vendet e BE-së me të ardhura të ulëta. "Ai nuk ishte i interesuar për politikën e integrimit- argumenton Muna Duzdar, një deputete e Partinsë Social Demokratike- Emigrimi ishte thjesht një mjet për të fituar pushtet. Dhe ai pati sukses. "

 Sebastian Kurz dhe Federica Mogherini 

Kohët e fundit, qeveria e tij njoftoi një aksion gjithëpërfshirës kundër fesë myslimane, duke mbyllur tetë xhami, të cilat financoheshin nga fonde të huaja. Si sekretar i integrimit, Kurz kërkoi një feja islame t’i përshtatej jetës austriake dhe që predikimet në xhami të bëhen në gjermanisht. Pavarësisht se ka arritur një marrëveshje në samitin e BE-së të premten, Kurz tha në një intervistë me “Politico” se ai nuk mendonte se debati ka përfunduar, duke thënë se ka shumë qasje të ndryshme për emigrimin, në Bashkimin Evropian.  Edhe pse u takua me armiqtë e Merkelit, Horst Seehofer dhe Jens Spahn, Kurz deklaroi se ai nuk kishte interes të shihte Merkelin të largohej, pasi i frikësohej nga një "efekti domino". Në një intervistë me të përditshmen austriake "Der Standard", Kurz kritikoi shtetet e tjera anëtare të BE për sjelljen e tyre ndaj udhëheqësve që janë kundër emigrantëve, në Europën Lindore dhe në Itali. Por tani që mban presidencën e Këshillit Europian, Kurz duhet të ketë parasysh se Austria nuk mund të ndërtojë ura dhe mure në të njëjtën kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë