Raketa e parë orbitale e lëshuar nga Europa, u nis nga Norvegjia por u përplas në det dhe shpërtheu pas 40 sekondash.
Sky News shkruan se raketa Spectrum u nis ditën e dielë në orën 12:30, para se të shkatërrohej në më pak se një minutë.

Isar Aerospace, kompania gjermane që ndërtoi raketën, kishte paralajmëruar se nisja e saj mund të merrte fund para kohe. Por pavarësisht se nuk zgjati shumë, fluturimi i shkurtër solli të dhëna nga i cili ekipi mund të mësojë.
“Prova jonë e parë e fluturimit u përputh me pritshmëritë tona, duke arritur një sukses të madh”, tha një nga drejtuesit e Isar, Daniel Metzler.
“Patëm një nisje të mirë, 30 sekonda fluturim dhe vlerësuam sistemin tonë të përfundimit të fluturimit”.
Spectrum është një mjet fluturimi me dy faza, i krijuar për të dërguar në orbitë satelitë me përmasa të vogla të mesme. Fluturimi i parë synonte nisjen e lëshimit të satelitëve nga Europa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.