Futboll

Europa League, UEFA zyrtarizon formatin dhe datat e paraeleminatoreve

Në pritje për të përfunduar kompeticionet europiane të sezonit 2019/2020, Uefa ka zyrtarizuar datat e paraeleminatoreve të Europa League 2020/2021 dhe e bën duke shtuar një të re të rëndësishme: të gjitha raundet kualifikuese do të zhvillohen me ndeshje unike, e jo me formatin klasik vajtje ardhje. Do të jetë një short që do të përcaktojë cila skuadër do të luajë ndeshjen në stadiumin e saj.

“Për të patur ndarjen e nevojshme me fazën finale të sezonit 2019/20 e për të evituar impaktin në listën e hyrjeve e mbi klubet e përfshira në të dy fazat e kompeticionit, raundet kualifikuese të tij do të luhen me ndeshje unike”, lexohet në komunikatën zyrtare të Uefa-s.

DATAT

– Turni paraeleminator: 20 gusht

– Turni i parë kualifikues: 27 gusht

– Turni i dytë kualifikues: 17 shtator

– Turni i tretë kualifikues: 24 shtator

– Playoff: 1° tetor

– Faza e grupeve: 22 e 29 tetor, 5 e 26 nëntor, 3 e 10 dhjetor


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë