Futboll

Europa League, një Klasike evropiane në Roterdam

Nga Gazeta Si – Panathinaikos do të kërkojë të mbetet në krye, Sturm Graz pret Rangers ndërsa ish-kampionët e Evropës, Feyenoord përballen kokë më kokë me Aston Villa-n, në javën e dytë të “UEFA Europa League”.

Panathinaikos vs Go Ahead Eagles (18:45)
Zaroury shënoi tripletën e parë të këtij edicioni në kompeticion; në sezonin 2024/25, u desh deri në fazën e 1/16-ave që të regjistrohej e vetmja tripletë e turneut, nga Bruno Fernandes (ManUtd).

Sturm Graz vs Rangers (21:00)
Rangers fituan vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit në transfertat Europiane, pas një serie prej 7 ndeshjesh pa humbje larg shtëpisë.

Feyenoord vs Aston Villa (21:00)
Pavarësisht historisë së pasur europiane, kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes këtyre skuadrave.

Statistika të tjera
– Përballë Midtjylland në “City Ground”, Nottingham Forest do të luajë ndeshjen e parë europiane në shtëpi pas gati 30 vitesh.
– Gjysmëfinalistë në sezonin 2016/17, Celta kthehet gjithashtu në shtëpi në këtë kompeticion, ku pret PAOK-un.
– Dy here fituesja Porto, përballet me Crvena Zvezda-n, nënkampionen e sezonit 1978/79.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë