Futboll

Europa League mes Londrës dhe Manchesterit

Lavdia në Europa League pret fituesen e çiftit anglez kur Tottenham dhe Manchester United të ndeshen në Finalen e parë evropiane të sezonit, të mërkurën në mbrëmje në Bilbao. Spurs bënë një start të fortë në fazën e Ligës, por vazhdimi pësoi një rënie për shkak të dëmtimeve dhe skuadra kërkoi dy fitoret e Janarit për tu kualifikuar në top8. Ange Postecoglou orientoi skuadrën në Europë ku mori më të mirën ndaj AZ Alkmaar, Eintracht Frankfurt dhe Bodø/Glimt me objektiv të parin trofe në kontinent prej vitit 1984.

Triumfi i fundit në Evropë për Tottenham Hotspur

Kjo ishte rruga e “gjelave” të Londrës deri në Finalen e Bilbaos:
Klasifikimi në fazën e Ligës: 4
½ finale: 5-1 vs Bodø/Glimt
¼ finale: 2-1 vs Eintracht Frankfurt
Rnd of 16: 3-2 vs AZ Alkmaar
Faza e Ligës: 5F 2B 1H 17-9 golevarazhi
Si u kualifikuan: Vendi i 5 në Premier League 23/24
Sezoni i kaluar: Nuk mori pjesë në kompeticionet e UEFA-s
Rezultati më i mirë në UEFA Cup/Europa League: Fitues në (1971/72, 1983/84)
Klasifikimi në UEFA: 29

Faza me eleminim direkt në Europa League 2024-’25

Manchester United është ende skuadra pa humbje në kupat e Evropës këtë sezon. Një rezultat impresionues po të kemi parasysh sezonin në Premier League. 20 nga 35 golat e shënuar deri tani u realizuan në ndeshjet me eleminim direkt. Aty ku nuk mund të mos kujtojmë ¼ finale e kthimit ndaj Lyon dhe dy ndeshjet e zhvilluara ndaj favoritëve deri në atë moment, Athletic Bilbao.

Triumfi i fundit në Evropë për Manchester United

Kjo ishte rruga e “djajve të kuq” deri në Finalen e Bilbaos:
Klasifikimi në fazën e Ligës: 3
½ finale: 7-1 vs Athletic Club
¼ finale: 7-6 (pas kohës shtesë) vs Lyon
Rnd of 16: 5-2 vs Real Sociedad
Faza e Ligës: 5F 3B 0H 16-9 golevarazhi
Si u kualifikuan: Fitues të FA Cup
Sezoni i kaluar: Faza e grupeve në Champions League
Rezultati më i mirë në UEFA Cup/Europa League: Fitues (2016/17)
Klasifikimi në UEFA: 11


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë