Çerekfinalet e kthimit në Europa League janë të hapura pas 90 minutave intriguese të një jave më parë. Heung-Min Son luajti ndeshjen e 67 në kompeticionet evropiane me fanellën e Spurs duke barazuar rekordin e Harry Kane në historinë e klubit. Bodø/Glimt numëron 4 fitore rradhazi në 4 ndeshje e fundit në shtëpi ndaj rivalëve italianë. Gjithashtu kjo skuadër ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e këtij sezoni evropian në shtëpi (1 humbje). Manchester United është ende skuadra pa humbje e këtij sezoni (6 fitore dhe 5 barazime).

Djajtë e kuq vazhdojnë të mos humbasin prej 5 ndeshjesh kundër Lyon (2fitore dhe 3 barazime). Portieri i Glasgow Rangers (Liam Kelly) priti 3 nga 7 penalltitë e fundit që skuadra pësoi në Evropë. Kasper Høgh nga Bodø/Glimt dhe Ayoub El Kaabi nga Olympiacos janë shënuaesit më të mirë të UEFA Europa League 2024/25 (nga 7 gola secili). Mirëpo asnjë prej 13 shënuesve të këtij kompeticioni nuk shënuan në sfidat e para ¼ finale. 6 janë ndjekësit e Høgh dhe El Kaabi me 6 gola përkatësisht:

7 Ayoub El Kaabi (Olympiacos), Kasper Høgh (Bodø/Glimt)
6 Václav Černý (Rangers), Youssef En-Nesyri (Fenerbahçe), Malick Fofana (Lyon), Victor Osimhen (Galatasaray), Samu (Porto), Barnabás Varga (Ferencváros)
5 Rasmus Højlund (Manchester United), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Kenneth Taylor (Ajax), Iñaki Williams (Athletic Club), Yunus Akgün (Galatasaray)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.