Futboll

Europa League, ka ende se për çfarë ia vlen të luash

Faza e KO ka ended isa vende të lira për tu arritur në UEFA Europa League 2024/2025. Manchester United viziton FCSB dhe Tottenham pret Elfsborg që kërkon historinë me një vend mes 8 skuadrave të para. Manchester United u mundën 1-0 nga CFR Cluj në “Old Trafford” në vizitën e fundit të një klubi rumun në kompeticionet e UEFA. E para humbje pas pesë fitoresh të vendasve ndaj rivalëve ballkanas. Elfsborg është një befasi e këndshme mgjs e mban topin më pak se çdo skuadër tjëtër, 36.7% pas 7 ndeshjeve të para. Ndërsa Roma është ajo që e zotëron topin më shumë, 59.3%. Kurse saktësia në e tyre në passim prej 86% kalohet vetëm nga Lazio dhe Manchester United.

Lazio feston kualifikimin mes 16 më të mirave

Real Sociedad do të luajë për të 3 herë me një klub grek në kupat e Evropës. Baskët kanë një fitore në shtëpi dhe një barazim në transfertë ndaj Olympiacos në sezonin 2003/04 në UEFA Champions League. Ajax do provojë të lërë pas 3 humbje rradhazi kur të luajë përballë Galatasaray-n në përpjekje për një mundësi të dytë në fazën Playoff. Miqtë nga Stambolli vijnë pas barazimit 3-3 me Dynamo Kyiv (i treti rradhazi). Rangers dhe Union SG siguruan një vend fazën Playoff pas javës së 7, por mundësia për një vend mes 8 të parave është ende reale kur të përballen në “Ibrox”. Rangers humbi 2-1 në “Old Trafford” javën e kaluar ndërsa Union SG fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Sporting Braga-s.

Raundi i 8 në Europa League 2024/205

Mgjs janë mes 24 skuadrave të para në prag të ndeshjes së fundit, Midtjylland dhe Fenerbahçe nuk e kanë ende të garantuar një vend në Playoff. Danezët lanë pas një seri negative prej 3 ndeshjesh kur fituan 2-0 ndaj Ludogorets. Ndërsa kundërshtarët e rradhës arritën barazimin e 3 një javë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë