Nga Gazeta Si – Presioni rritet teksa hyjmë në pjesën e dytë të fazës së Ligës në “UEFA Europa League 2025/26”.
Aston Villa synon të përsërisë një fitore të rëndësishme nga sezoni i kaluar, Roma përbën testin e rradhës për të pagabueshmin Midtjylland.
Ndërsa kemi dy ripërballje të Finaleve evropiane në ndeshjet e raundit të 5-të.
Aston Villa vs Young Boys
Aston Villa renditet e dyta për zotërim të topit (59.2%) dhe saktësi të pasimeve (88%, barazim me Celta-n) në fazën e Ligës.
Anglezët janë një nga vetëm katër skuadrat që kanë regjistruar tre ndeshje pa pësuar gol.
Roma vs Midtjylland
Roma ka më shumë fitore në “UEFA Cup/Europa League” se çdo skuadër tjetër, duke kaluar Tottenham me fitoren e 99-të në raundin e 4-t.
Feyenoord vs Celtic
Këto dy skuadra u përballën në Finalen e vitit 1970, ku Feyenoord doli fitues 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar titullin e parë dhe të vetëm në këtë kompeticion.
Nottingham Forest vs Malmö
Kjo është një tjetër Finale e rikthyer në kupat e Evropës. Forest mposhti skuadrën suedeze 1-0 në vitin 1979 për të fituar titullin e parë nga dy në histori, titulli i dytë erdhi vetëm një vit më vonë.
Highlights-e të tjera
– Freiburg dhe Celta synojnë të vazhdojnë aty ku e lanë me fitore mbresëlënëse në raundin e 4 kur të vizitojnë respektivisht Viktoria Plzeň dhe Ludogorets.
– Rangers (pa asnjë) shpreson të marrë pikët e para kundër Bragës, që humbi rekordin në raundin e 4 pas humbjes në një ndeshje me 7 gola kundër Genk.
– Porto ndeshet me Nice, e vetmja tjetër skuadër që ende pret fitoren e parë, pas barazimit 1-1 në Utrecht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



