Katër skuadrat e mbetura në “UEFA Europa League” janë vetëm 90 minuta larg biletës për Finalen e Bilbao-s në 21 Maj. Bodø/Glimt pret Tottenham dhe Athletic Club udhëton drejt Manchester United në ½ finalet e kthimit. Bodø ka humbur në 4 rastet e përballjeve me rivalë anglezë në kompeticionet evropiane. Ndërsa United ka humbur vetëm 1 nga 10 ndeshjet ndaj kundërshtarëve spanjollë, 6 fitore e 3 barazime plotësojnë serinë.

Asnjë skuadër nuk kishte fituar ndaj Athletic Club në “Estadio de San Mamés” këtë sezon në Europa League, deri në mbërritjen e Manchester United që I besoi dy golave të Bruno Fernandes në fitoren e 3-0. Portugezi tani është një ndër pretendentët për Këpucën e Artë të turneut. Formacionet e mundshme:
Man Utd: Onana; Lindelöf, Yoro, Maguire; Mazraoui, Ugarte, Casemiro, Dorgu; Fernandes, Højlund, Garnacho
Athletic Club: Agirrezabala; De Marcos, Paredes, Yeray Álvarez, Berchiche; Ruiz De Galarreta, Jaureguizar; I. Williams, Berenguer, N. Williams; Sannadi

Tottenham vendosi themelet e një kualifikimi të mundshëm 7 ditë më parë. Pas 39”, Brennan Johnson shënoi golin më të shpejtë të të gjitha kohërave në ½ finalet e Europa League. James Maddison dhe Dominic Solanke e ndoqën duke i çuar shifrat në 3-0 në 61 minuta lojë. Momentum-i është për londinezët por Solanke paralajmëron – “Do të jetë një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë”. Formacionet e mundshme:
Bodø/Glimt: Haikin; Sjøvold, Gundersen, Bjørtuft, Bjørkan; Saltnes, Berg, Evjen; Hauge, Høgh, Blomberg
Tottenham: Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Bissouma, Bentancur, Kulusevski; Johnson, Solanke, Richarlison
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.