Futboll

Europa League, atje ku korigjohen gabimet e kampionateve

UEFA Europa League fillon nesër rrugën drejt Finales së ëndërruar të Bilbao-s që kalon nëpërmjet raundit intrigues të 16 më të mirëve. Në krizë të plotë në kampionat, Manchester United ka vetëm një rrugë për tu kthyer në Evropë sezonin e ardhshëm. Ajo është nëpërmjet Europa League ku skuadra e Amorim ka kontrollin më të lartë (se kushdo tjetër) këtë sezon, 59.2%. Mes 4 të para në Apenine, Lazio e tregon formën edhe në Evropë. Aktualisht ka saktësinë më të madhe në pasim në Europa League, 87%. Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, Rasmus Kristensen luajti për dy vite te Ajax (2018-2019) dhe do të ndeshet me të tretën ish skuadër këtë edicion.

Raundi i 16 më të mirëve dhe rruga drejt Bilbaos

Më herët ndaj Midtjylland në raundin e 5 dhe ndaj Roma-s në të fundit në fazën e Ligës. Nga ana e saj Roma ka humbur vetëm 2 nga 38 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi për Kupat e Evropës. 27 fitore dhe 8 barazime në “Stadio Olimpico”. Skocezët e Rangers kanë humbur vetëm 2 herë në 9 sfidat e luajtura ndaj skuadrave turke (4 fitore e 3 barazime). Olympiacos është skuadra me mbrojtjen më të fortë, ka pësuar vetëm 3 gola deri tani. Rumunët e FCSB thyen më shumë aksione kundërshtarësh, 169 deri mbrëmjen e kaluar. Një ecuri pozitive për holandezët e AZ Alkmaar që kanë fituar 8 nga 9 sfidat me eleminim direkt në Evropë.

Disa prej golave më të bukur nga ajri në historinë e Europa League

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë