Katër ndeshje më shumë se interesante na presin në raundin e parë ¼ final të UEFA Europa League. Një vend në Finalen e Bilbao-s është objektivi i 8 skuadrave të mbetuar ende në kompeticion. Bodø Glimt ka shënuar 24 gola këtë sezon në Evropë, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe Lazio do të duhet të ketë kujdes. Tottenham dhe Eintracht ishin në të njëjtin grup në Champions League 2022/23. Spurs fituan 3-2 në trillerin e shtëpisë dhe udhëtuan drejt Frankfurtit për një barazim pa gola.

Rangers dhe Athletic do të përballen për të parën herë në një kompeticion evropian dhe baskët presin Finalen në Bilbao ndërsa te skocezët luan Nedim Bajrami. Megjithë problemet që po kalon në kampionat, Manchester United e ka zotëruar topin 57.5% të kohës për çdo ndeshje. Asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë më mirë se ta në këtë aspekt.
Formacionet e mundshme
Bodo/Glimt – Haikin; Sjovold, Gundersen, Bjortuft, Bjorkan; Evjen, Berg, Saltnes; Blomberg, Hogh, Hauge
Lazio – Mandas; Marusic, Gila, Romagnoli, Hysaj; Vecino, Guendouzi; Isaksen, Pedro, Zaccagni; Dia

Tottenham Hotspur – Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Bergvall, Maddison, Bentancur; Johnson, Solanke, Son
Eintracht Frankfurt – Kaua Santos; Kristensen, Theate, Koch, Brown; Shkiri, Larsson, Tuta; Gotze, Ekitike, Bahoya
Rangers – Butland; Tavernier, Propper, Balogun; Sterling, Barron, Raskin, Jefte; Bajrami, Cerny; Dessers
Athletic Bilbao – Simon; Gorosabel, Paredes, Vivian, Boiro; Prados, Jauregizar; I. Williams, Sancet, N. Williams; Guruzeta

Lyon – Perri; Maitland-Niles, Mata, Niakhate, Tagliafico; Tessmann, Matic; Cherki, Tolisso, Almada; Mikautadze
Manchester United – Onana; Mazraoui, Maguire, Yoro; Dalot, Ugarte, Casemiro, Dorgu; Fernandes, Garnacho; Zirkzee
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.