Futboll

Europa League 2025-26 format i ri, sfida të mëdha dhe emra të njohur në stol

Nga Gazeta Si – Europa League për sezonin 2025-26 starton të mërkurën, më 24 shtator, me nëntë ndeshjet e para të raundit të parë në fazën e Ligës, ndërsa nëntë takimet e tjera do të luhen një ditë më pas.

Tottenham Hotspur fitoi në Maj, pasi mundi Manchester United 1-0 në Finalen e zhvilluar në Bilbao.

Megjithatë, “Spurs” nuk do ta mbrojnë titullin këtë vit, pasi suksesi i tyre u dha një vend në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i asaj nate historike, Ange Postecoglou, ka përsëri shansin ta fitojë, kësaj here në krye të Nottingham Forest.

Një tjetër emër i madh i kompeticionit rikthehet sërish: Unai Emery do të drejtojë Aston Villën në Europa League.

Spanjolli e ka fituar 4 herë këtë kompeticion, një rekord i jashtëzakonshëm, dhe këtë sezon do të synojë të triumfojë për herë të pestë.

Megjithatë, shumë skuadra të tjera do të kërkojnë të shmangin një tjetër Finale tërësisht angleze, pasi sezoni 2025-26 pritet të jetë ndër më konkurruesit e viteve të fundit.

Turneu pësoi një ndryshim të madh sezonin e kaluar, duke u zgjeruar nga 32 në 36 ekipe, si pjesë e ristrukturimit të tre kupave europiane.

Sipas rregullores së re, gjithçka nis me një fazë të vetme të Ligës, ku të gjitha klubet luajnë nga tetë ndeshje në një tabelë me 36 ekipe.

8 të parat kalojnë automatikisht në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të përballen në “play-off”-et e Europa League për të fituar të drejtën e kualifikimit në fazën me eliminim direkt.

Parashikime për UEL 2025-26
– Sipas superkompjuterit të “Opta”, Aston Villa (21.6%) është favorite për fitimin e Europa League në sezonin 2025-26.
– Nottingham Forest është favoritja e 3 (11.3%), pas Villa-s & Roma-s (12.8%).
– Lyon është favoritja e 2 për fitimin e fazës së League-s (12.6%), pjesërisht edhe për një short të lehtë sipas superkompjuterit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë