Treg

Europa ka blerë mbi 100 mld euro karburante nga Rusia që nga nisja e pushtimit në Ukrainë

Europa i ka paguar Rusisë 100 mld euro për karburantet që merr nga ajo, që nga nisja e luftës.

Shtetet europiane kanë importuar qymyr, naftë dhe gaz rus me vlerë mbi 100 mld euro, lidhur dhe me kërkesën e  lartë më bllok gjatë kësaj periudhe. Europa vazhdoi t’i paguante Rusisë aq sa në vitin 2021, edhe pse gazin e ka marrë të racionuar. Përdorimi i gazit në bllok ra me 11%, por u rrit ai i naftës me 8% dhe i qymyrit me 7%. Kjo do të thotë që edhe emetimet e karbonit janë rritur me 2% gjatë kësja periudhe.

Globalisht, ndodhi një rritje e kërkesës për qymyr dhe gaz në korrik-gusht për shkak të thatësirës dhe mungesës së energjisë elektrike.

Shifra e 100 mld trgeon se si Moska po përfiton nga të njëjtat vende që e kanë izoluar atë. Studimet tregojnë se dhe tani, Europa importon 260 mln euro karburante në ditë nga Rusia. Ndërkohë, India dhe Kina janë kthyer në blerësit kryesore të lëndëve ruse. Egjipti vazhdon të mbështetet plotësisht nga gruri rus dhe tani është kthyer dhe në blerës nafte, kur para luftës merrte zero litra nga atje.

Në mesin e shtatorit, Komisioni Europian publikoi udhëzime të reja se transferimi i mallrave të caktuara, përfshirë qymyrin, nga Rusia në vendet e treta “duhet të lejohet për të luftuar pasigurinë ushqimore dhe energjitike në mbarë botën”. Ndalimi i importeve të qymyrit rus nga BE filloi më 10 gusht, pas një periudhe mbylljeje prej katër muajsh.

 Megjithatë, vendet anëtare të BE-së nuk arritën të zbatonin një dispozitë në ndalimin që ndalonte anijet në pronësi të BE-së të transportonin qymyr nga Rusia në vendet e treta. Por eksportet e qymyrit të Rusisë kanë rifituar rreth gjysmën e humbjes nga tregu i BE-së, me Turqinë dhe Indinë që marrin më shumë qymyr. India nuk importonte pothuajse asnjë lëndë djegëse fosile nga Rusia para pushtimit./Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë