Treg

Europa e uritur për çdo limon – Tregu global që lindi edhe mafian siçiliane

Sabina Veizaj/ Xhuliana Toçi -Tregu global i limonit arriti në 13.9 miliardë dollarë në 2016, që ishte 19% më shumë se në vitin 2015.  Kjo shifër pasqyron të ardhurat totale të prodhuesve dhe importuesve (duke përjashtuar kostot e logjistikës, kostot e marketingut me pakicë dhe marzhet e shitësve, të cilat do të përfshihen në çmimin përfundimtar të konsumit).

Në terma fizikë, limoni dhe konsumi i tregut u rritën me + 1.0% në vit, duke arritur në 17.5 milion ton në vitin 2016. Pas një rënie të ndjeshme në vitin 2010, tregu u zvogëlua duke  u luhatur deri në 2014, më pas përshpejtoi ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Në terma monetarë, rritja e tregut në vitet e fundit ka qenë më e theksuar për shkak të rritjes së çmimeve, të cilat janë subjekt i luhatjeve të dukshme si rezultat i reduktimit të kulturës në vendet kryesore prodhuese.

Limonat janë i vetmi aspekt pozitiv në një sezon, në të cilin agrumet e tjera nga Afrika e Jugut kanë pasur një kohë të vështirë në një treg të plotë europian këtë, thotë Snyman Kritzinger, drejtor menaxhues i Grown 4U në Kirkwood. “Europa literalisht duke pritur për çdo limon të vetëm, dhe ky sezon për limonën ka qenë paksa surprizë. Çmimet nuk janë në nivelet e 2015/2016, por kërkesa sigurisht është dhe çmimet kanë qenë në rritje krasimisht me të klauarën, 20 euro për më të mëdhenjtë.

Tërheqja nga Europa po rrit çmimet edhe në Lindjen e Mesme. Faktorët e komplikuar në sezonin e limonit argjentinas, si shiu i tepërt, si dhe një fokus në tregun amerikan, së bashku me një rënie në furnizimet me limon Spanjoll, kanë kontribuar në pranueshmërinë e tregut.

Për më tepër, Snyman thotë se vëllimet e limonit janë më pak se sa pritej fillimisht, jo për ndonjë arsye të veçantë, por vlerësimi i kulturave nuk është një shkencë e saktë. "Mendoj se do të shohim një fund shumë të shkurtër të sezonit. Kam bërë një shëtitje në pemishte dje dhe duket sikur pas kësaj korrjeje, ka shumë pak limona që mbeten në pemë ".

Zakonisht ata furnizojnë me limon  Europën deri në javën e 33-të, ato fruta  mbërrijnë sapo fillon sezoni turk i limonëve. Ai pret një mbivendosje më të butë krahasuar me dy vitet e fundit midis limonëve të fundit afrikano-jugor dhe limonëve të parë turq të Interdonatos.

Deri në fund të javës së 27-të, e gjithë industria kishte dërguar 13.9 milionë kartona prej 15 kg limonash, pak më shumë se shifrat e vitit të kaluar. Shitjet globale nga limonët e eksportuar sipas vendit arritën në 3.4 miliard dollarë në 2017. Në 2016, SHBA-të, Hollanda, Rusia, Gjermania, Franca, dhe Mbretëria e Bashkua,mbetën destinacionet lider për importin e limonëve, sëbashku sa 53 % e importeve globale.

Ndër vendet kryesore importuese, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA dhe Holanda arritën ritmet më të larta të rritjes vjetore nga viti 2007 në 2016. Megjithatë, Holanda rieksportoi përafërsisht. 84% të limonëve të importuara më parë, që do të thotë se ky vend është një shpërndarës tranzit për shpërndarjen e mëtejshme të limoneve në vendet e tjera të BE-së. Në përgjithësi, vlera e eksporteve të limonëveve u rrit me një mesatare prej 36.7% për të gjitha vendet eksportuese që nga viti 2013 kur dërgesat u vlerësuan në 2.5 miliardë dollarë. Nga 2016 deri në vitin 2017, vlera e eksporteve për këto mallra ra me -3.3%.

Midis kontinenteve, vendet e Europës përbënin vlerën më të lartë në dollarë të limonëve të eksportuar gjatë 2017 me dërgesa me vlerë 1.4 miliardë dollarë ose 41.4% të totalit global. Në vendin e dytë ishin eksportuesit e Amerikës Veriore në 21.3%, ndërsa 14.5% e limoneve dhe limesë botërore kanë origjinën nga Amerika Latine, me përjashtim të Meksikës, por duke përfshirë Karaibet.

Përqindjet më të vogla erdhën nga Azia (12.8%), Afrika (9.7%) si dhe Australia dhe vendet e tjera Oqeanike (0.3%).

Më poshtë janë 15 vendet që eksportuan vlerën më të lartë në dollarit të limonëve gjatë vitit 2017:

Por, një valë e nxehtë në rajonin më të madh të rritjes së limonëve në Kaliforni gjatë muajit korrik,shkaktoi një humbje të limonëve dhe një tkurrje në furnizime, gjë që ka nxitur rritjen e çmimeve të shitjes me shumicë rreth 40 për qind ose më shumë në disa tregje.

"Kjo kërkesë tejkalon situatën e parashikuar të furnizimit dhe pritet të zgjasë të paktën deri në tetor." tha Joel Nelsen, president i Citrus Mutual California, një grup tregtar i prodhuesve të agrumeve.

Çmimet funodre të limonëve të freskët në Los Angeles janë rritur rreth 40 për qind ose më shumë që nga data 1 qershor, sipas të dhënave të Departamentit të Bujqësisë në SHBA. Çmimi për kartona limoni (madhësi 95-115) në shitje me shumicë ishte  36 $ deri në 39 $ më 1 qershor dhe pak ditë më pas 52 deri 55 dollarë.

Prodhuesit më të mëdhenj të limonëve në mbarë botën

Tetë prodhuesit kryesorë të limonëve në botë janë; India (2,978k ton), Meksika (2,430k ton), Kina (2,330k ton), Argjentina (1,678K ton), Brazili (1,262K ton), Spanja ( 858k ton) dhe Turqia (822k ton), përfaqësuan më shumë se tre të katërtat e prodhimit global të limonëve. 

Tregtia e limonit mbetet e fortë

Limonët janë një mall i tregtuar gjerësisht, ku pjesa e eksportit në totalin e prodhimit global qëndron në rreth 17% në vitet 2007,2016. Intensiteti i lartë tregtar përcaktohet kryesisht nga distanca thelbësore midis vendeve kryesore të prodhimit të limonëve dhe vendeve kryesore të konsumit.

Limonët do të vazhdojnë të tregtohen shumë, të nxitur nga rritja e konsumit, nga integrimi intensiv global dhe rajonal. Megjithatë, zgjerimi i tregtisë mund të kufizohet duke zbutur rritjen e limoneve për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe rreziqet e shtrëngimit të barrierave tregtare, veçanërisht në SHBA, që janë importuesi më i madh në botë. Rishikimi i marrëveshjes NAFTA të njoftuar nga administrata amerikane mund të dëmtojë eksportet e limonëve nga Meksika, meqë SHBA ështe tregu kryesor për limonët meksikanë. Gjithashtu, standardet e prezantuara kohët e fundit për ngjyrën e limonëve të importuar shkaktojnë vështirësi të mëdha për furnizuesit argjentinas, të cilët nuk mund të marrin gjithmonë ngjyrën e kërkuar për shkak të kushteve të motit.

Siçilia, ishulli ku limonët krijuan mafien

Kur jeta të jep limona, bëj limonadë, thotë një shprehje e njohur. Por në Siçili, një dokument i vjetër tregon se limonët krijuan grupet mafioze.

Një botim i fundit në “Journal of Economic History”, argumenton se unaza e famshme e krimit të organizuar i ka rrënjët tek industria e limonit, kulmi i së cilës ishte në shekullin e 19-të. Duke krahasuar të dhënat historike të krimit dhe të bujqësisë, ekonomisti italian Arcangelo Dimico ka rritur në përfundimin se mafia nuk do të ekzistonte pa bumin e tregtisë së agrumeve. Lidhjet e habitshme midis tregtisë së produkteve bujqësore dhe mafies siciliane hedhin dritë mbi faktorët që fuqizojnë krimin e organizuar.

"Mendoj se janë ngritur paralele interesante," thotë Omar Garcia-Ponce, një studiues në Universitetin e Kalifornisë në Davis, i cili ka hulumtuar prej kohësh rritjen e bujqësisë dhe kartelet e drogës në Meksikë. Të dhënat tregojnë, sipas tij, se çmimet e produkteve bujqësore, ndikojnë tek korrupsioni, dhuna dhe krijimi i bandave të organizuara. Para se të kishte krimi i organizuar, në Siçili kishte limona, shumë limona. Sipas hulumtuesve, ishte pikërisht kjo industri që solli edhe krijimin e mafies.

 Para viteve 1800, marinarët që ndërmerrnin udhëtime në distanca të gjata vdisnin nga skorbuti, një sëmundje e shkaktuar nga mungesa e vitaminës C. Simptomat përfshinin lodhjen, humbjen e dhëmbëve, ethet dhe konvulsionet. Në atë kohë, askush nuk kishte njohuri se çfarë e shkaktonte skorbutin, por gjithçka ndryshoi pasi James Lind, një mjek skocez në Marinën Mbretërore, filloi t’i ushqente të sëmurët me fruta të freskëta. Pas përhapjes së kësaj kure nëpër Europë, limonët u bënë një frut gjithnjë e më i çmuar. Ishulli i Siçilisë ishte një nga rajonet e pakta në botë që mund të plotësonte kërkesën e tregut. Prodhimi i limonëve dhe frutave të tjera ishin futur në Siçili në shekullin e 10-të, nga arabët. Ata shfrytëzuan fushat e nxehta bregdetare të ishullit dhe tokat jashtëzakonisht pjellore.  Para shekullit të 19-të, limonët përdoreshin kryesisht për zbukurime dhe parfume. Mallrat kryesorë të eksportit të Siçilisë në atë kohë ishin vera, ullinjtë dhe gruri. Por prodhimi i limonëve u bë jashtëzakonisht fitimprurës. Disa historianë kanë vlerësuar se nga mesi i viteve 1880, të prodhoje një kuintal limonësh Siçili ishte 60 herë më fitimprurëse se sa të kultivoje një kuintal ullinj, rrush ose grurë.

Por kultivuesit e limonëve u përballën gjithashtu me sfida të mëdha, duke filluar nga ndërmjetësit që shisnin frutat jashtë vendit, e deri tek hajdutët që vilnin pemët natën. Si rezultat, shumë kultivues filluan të punësonin disa persona për të ruajtur tokat e mbjella me limona dhe për të lidhur kontratat me tregtarët. Mafia vendosi njerëzit e vet si roje të pemëve, të cilët filluan të vidhnin pemët dhe i ndanin fitimet me grupe të tjera lokale. Ishte pikërisht kjo ajo i ofroi paratë dhe strukturën një grupi biznesmenësh të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, të cilët krijuan më vonë mafien, sicc e njohim sot.

Megjithë të metat, në ambientin kaotik të Siçilisë në atë kohë, mafiozët preferoheshin më shumë se përfaqësuesit e shtetit shtypës italian. Duke pasur parasysh të ardhurat e mëdha nga tregtia e agrumeve, pronarët e tokave dhe mafia filluan të ndanin fitimet mes tyre. Megjithatë, shteti italian e identifikoi shpejt problemin e mafies. Në vitin 1877, parlamenti italian miratoi një hetim të gjerë mbi sektorin bujqësor, sidomos në Siçili. Një deputet nga Siçilia, Abele Damiani, u bë përgjegjës për hetimin lokal. Investigimi u krye nëpërmjet një sondazhi që pyeste qytetarët se cila është forma më e zakonshme e krimit në rajon.  Mafia doli përsëri  si problemi më serioz në qytet. Dimico thekson se mafia u përmend për herë të parë në anketat e krimit historik në vitin 1865.

"Përcaktuesi më i fuqishëm i aktivitetit të mafies është prodhimi i agrumeve", shkruan autori. "Veçoritë e tregut të agrumeve i kanë mundësuar organizatave mafioz të rrisin aktivitetet dhe fitimin e tyre”, shtojnë ata.

Historianët kanë gjetur gjithashtu origjinën e mafisë siciliane në një varg revoltash kundër shtetit italian në vitet 1860 dhe '70. “Pothuajse çdo shef i mafies në atë kohë kishte shërbyer fillim në një njësi policore” tha John Dickie, një profesor në Universitetin e Londrës.

Dimico thotë se puna e tij siguron dëshmi të mëtejshme për lidhjen mes eksporteve më vlerë të lartë dhe krimit të organizuar, një lidhje që vazhdon të dëmtojë shumë vende, përfshirë edhe Italinë. Fitime e mafiozëve italianë nga fermat bujqësore kapërcyen 23 miliardë dollarë në vitin 2016. Edhe në Michoacan të Meksikës, ku është dyfishuar, vlera e prodhimit të limonëve, karteli i Templarios është fuqizuar me shumë se kurrë. Ndërkohë, në Amerikën Qendrore dhe Jugore, infrastruktura e dobët dhe kërkesa për kokainë i ka shtyrë shumë fermerë të kultivojnë bimën e kokas, një situatë që po shfrytëzohet vazhdimisht nga organizatat mafioze.

Historia e rritjes së mafies në Siçilinë e shekullit të 19-të tregon se si përzierja e burimeve të vlefshme dhe institucioneve të dobëta prodhon një terren të favorshëm për fuqizimin e krimit të organizuar. Edhe kërkesa për mallra të padëmshme si limonët mund të çojë në shfaqjen e grupeve të rrezikshme dhe bandave kriminale.

Burimet: “Journal of Economic History”, "Washington Post". 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë