Europianët që do të kthehen në shtëpi nga pushimet e verës, do të gjejnë një ekonomi më të brishtë, që rrezikon të drejtohet nga racionimi i energjisë, inflacion në shifra rekord dhe politikë monetare shumë të shtrënguar.
Shifrat që pritet të dalin të martën e ardhshme nga Indeksi i Blerjeve, me siguri do të tregojë një rënie të prodhimit të sektorit privat, për të dytin muaj radhazi, duke shtuar shenjat e recesionit në Euro Zonë. Besimi i Biznesit po lëkundet nga Gjermania, në Francë dhe Itali.
Gjermania, ekonomia më e madhe e rajonit është bërë tashmë pika e dobët, me rënien e prodhimit industrial dhe përballjen me kostot e larta të energjisë. Shërbimet nuk po shohin shpërthimin që po shohin vendet e tjera gjatë këtij sezonni turistik, si vendet mesdhetare p.sh.
Të dhënat që do të dalin në javën e ardhshme do të jenë faktorët kryesorë që do të vendosin vendimet e radhës nga Banka Qendrore Europiane. Takimi i radhës i BQE-së, është në më pak se tre javë dhe politikbërësit ende nuk kanë vendosur asgjë.
Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde synon të risjellë inflacionin objektiv prej 2% në terma afatmesëm dhe normat e interesit mund të rriten sërish.
Në vendet e tjera të Europës Perëndimore, është pak më qetë, ndërkohë që priten dhe të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar.
Prodhimi industrial në Rusi ka rënë me shpejtësinë më të madhe që nga nisja e luftës në Ukrainë, kur prodhimi i energjisë po bie dhe po dëmton pjesën tjetër të kontinentit.
Fondi Ndërkombëtar Monetar tha gjatë korrikut se BQE duhet të rrisë normat e interesit për të vendosur inflacionin objektiv deri në 16%./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



