Analize

Europa ngre dogana për xhinset, uiskin dhe motoçikletat!

Bashkimi Europian (BE) do të ngrejë zyrtarsisht dogana ndaj SHBA-së, duke taksuar një sërë produktesh amerikane, në hakmarrje të tarifave të vendosura nga Presidenti amerikan, Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin.

Vendimi i Komisioni Europian konfirmoi për shumicën e eskpertëve se debatet mes dy super-fuqive, mund të përshkallëzohen së shpejti në një luftë të plotë tregtare, veçanërisht nëse Presidenti Trump vendos t’i përmbahet paralajmërimit për të penalizuar makinat evropiane. Komisioni Europian ka miratuar zyrtarisht një ligj që vendos taksimin e mallrave amerikane me një kosto prej 2.8 miliardë eurosh, duke përfshirë produktet e çelikut dhe aluminit, prodhimet bujqësore si qumështi dhe kikirikët, uiski burbon, xhinset dhe motoçikletat.

"Ne nuk donim të ishim në këtë pozicion", tha në një deklaratë Komisioneja e Tregtisë Europiane, Cecilia Malmstrom, duke shtuar se vendimi i "njëanshëm dhe i pajustifikuar" i Amerirkës nuk i kishte lënë BE-së zgjidhje tjetër.

Duke e quajtur përgjigjen e BE-së proporcionale dhe në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, ajo tha se tarifat do të hiqeshin vetëm nëse Uashingtoni do të hiqte taksat e metalit.

Cilat janë mallrat amerikane që do të taskohen?

Motoçikletat Harley-Davidson.

Në shënjestër të tarifave europianne janë eksportet tipike amerikane si uiski burbur, gjalpi i kikurikut, boronicat e kuqe, lëngu i portokallit, biçikletat dhe motoçikletat Harley-Davidson. Tarifat duket se janë projektuar për të vënë nën presionin vetë Presidentin Trump dhe kreun e Senatit Mitch Mçonnell, i cili është përfaqësues i Kentakit, shtetit më të fashëm amerikan për prodhimin e uskit burbon.

Uiski burbon

Ekonomistët vënë në dukje se tarifat mes SHBA-së dhe BE-së nuk do të shkaktojnë asnjë dëm të menjëhershëm për ekonominë e secilës palë. Megjithatë, ekspertët thonë se rreziku që palët mund të vazhdojnë të rrisin tarifat do të dëmtonte besimin e biznesit, duke vënë në rreziik në mënyrë indirekte marrëdhëniet ekonomike mes kompanive amerikane dhe atyre europiane.

BE-ja, e cila është blloku më i madh tregtar në botë, mund të imponojë tarifa të mëtejshme prej 3.6 miliardë eurosh për produktet amerikane, duke sinjalizuar se lufta e vërtetë tregtare e Trump nuk do të jetë me Kinën, por me Europën. Një ish-zyrtar në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara ngre alarmin se lufta aktuale e tarifave midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së është një kërcënim për zinxhirin e furnizimit global.

Xhinse

“Me të njëjtën monedhë”

Esportet europiane të çelikut dhe aluminit u përballën në fillim të këtij muaji me tarifat amerikane, të cilat arrinin në 6.4 miliardë euro. Presidenti tha se masat kundër BE-së do të mbrojnë interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës, por europianët pretendojnë se aleatët e ngushtë të Uashingtonit, shumë prej të cilëve jannë gjithashtu partnerë të NATO-s, nuk do të rrezikonin kurrë sigurinë e SHBA-së.

Pavarësisht kritikave, Trump goditi BE-në, Kanadanë dhe Meksikën me 25 përqind tarifa për çelikun dhe 10 përqind për alumin, duke nxitur Komisionin Europian t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë. Kanadaja ka njoftuar gjithashtu se do të imponojë tarifa hakmarrëse ndaj eksporteve amerikane nga 1 korriku, me vlerë 16.6 miliardë dollarë. Meksika vendosi po ashtu tarifa për produktet amerikane dy javë më parë, duke filluar nga çeliku në deri deri tek uiski burbon. Disa nga produktet e zgjedhura janë projektuar për të dobësuar dhe prekur më së shumti bastionet republikanëve.

Boronicat e kuqe

Lufta tregtare e Trump synon kryesisht Kinën, por edhe pse është ekonomia e dytë më e madhe në botë, ajo nuk importon mjaftueshëm produkte nga Shtetet e Bashkuara për të vendosur tarifa. Megjithatë Pekini mund të dëmtojë kompanitë amerikane në mënyra të tjera.

Shuma e përgjithshme e mallrave amerikane të eksportuara në Kinë arriti në 130 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke nënkuptuar se Kina nuk mund t’u kundërpërgjigjet tarifave  të zotit Trump. Por në qoftë se maten eksportet dhe shitjet e kompanive amerikane brenda Kinës, SHBA-ja ka një suficit prej 20 miliardë dollarësh me Kinën.

Gjalp kikuriku

Kjo e lejon dhomën kineze të tregtisë të imponojë dënime të tilla si vonesat e Doganave, kontrollet tatimore dhe kontrollet rregullatore. Në fund të fundit, shtypja e kompanive përmes mjeteve burokratike, është një praktikë që kinezët e kanë përdorur për një kohë të gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë