Lojëra me Dore

EuroLeague, 8 më të mirat zbresin në parket në Playoff

Faza playoff në EuroLeague starton sot! 8 skuadrat 1/4 finaliste do të provojnë ti rezistojnë raundit që kërkon 3 fitore për të vazhduar më tej.

  • E Martë 22 Prill 

Fenerbahce Beko Istanbul vs. Paris Basketball
Pas debutimit historik në EuroLeague dhe suksesit befasues ndaj Real Madrid në play-in, “Paris Basketball” do të provojë të sulmojë “Fenerbahce Beko Istanbul” në shtëpi. Turqit e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e dytë dhe shpresojnë të arrijnë fitoren e 3 ndaj parizienëve këtë sezon. Për këtë ata kanë nevojë edhe për mbrëmjen më të mirë të Nigel Hayes-Davis.

Panathinaikos AKTOR Athens vs. Anadolu Efes Istanbul
Traineri i Panathinaikos, Ergin Ataman kërkon një tjetër titull rradhazi dhe për këtë duhet të eleminojë skuadrën me të cilin e arriti dicka të tillë, Efes. Ai ka qënë kritik ndaj skuadrës së tij pas pësimit të 101 dhe  96 pikëve ndaj Paris dhe  Crvena Zvezda. Dicka që miqtë e drejtuar nga Luca Banchi mund ta bëjnë sërish nëse gjejnë ndonjë pikë të dobët të vendasve. Kjo edhe për faktin se vijnë pas 8 fitoreve rradhazi.

  • E Mërkurë 23 Prill 2025

AS Monaco vs. FC Barcelona
Pas vendit të 4 në sezonin e rregullt, AS Monaco ka si objektiv të ruajë serinë pozitive në shtëpi përballë miqve në rritje, FC Barcelona. Spanjollët u renditën një shkallë më poshtë vendasve pas 6 fitoreve në 7 ndeshjet e fundit dhe nuk kanë asgjë për tu frikësuar pas dy fitoreve komode ndaj tyre. 86-71 në shtëpi, Tetorin e kaluar dhe 84-98 në transfertën e vlefshme për raundin e 20.

Olympiacos Piraeus vs. Real Madrid
Dy skuadra që u ndeshën në Finalen e vitit 2023. Olympiacos Piraeus pret Real Madrid në startin e një serie që premton betejë të përgjakshme mes dy gjigandëve kontinentalë. Real cliroi potencialin e vërtetë duke shkatërruar Bayern Munich 93-71 në sfidën decizive play-in në fitoren e 7 nga 8 ndeshjet e fundit. Olympiacos ka patur dëmtime të shumta por ja doli të fitonte dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë