Lojëra me Dore

Euroleague 2025 – Fenerbahce kualifikohet në “Final Four”

30 Prill 2025 – FC Barcelona 100-89 AS Monaco
Barcelona i mbijetoi sfidës së 3 në “2025 EuroLeague Playoffs” duke gjunjëzuar Monaco-n në shifrat 100-89 në “Palau Blaugrana”. Monaco vazhdon të kryesojë 2-1 ndërsa Barca pret në shtëpi ndeshjen e 4 të premten në mbrëmje. Willy Hernangomez shënoi 19 pikë dhe mori 10 ribaund. Jabari Parker shtoi 16 pikë, Dario Brizuela dhe Kevin Punter secili nga 14 të tjera, ndërsa Justin Anderson vetëm 10 për Barca-n. Mike James udhëhoqi Monaco me 20 pikë e 12 asists. Elie Okobo shtoi 19 pikë, Alpha Diallo 16, Jaron Blossomgame 12 dhe Daniel Theis 10 për miqtë.

Anadolu Efes Istanbul 77-81 Panathinaikos AKTOR Athens
Kampionët në fuqi të EuroLeague arritën një fitore të çmuar, 77-81 në transfertë ndaj Efes në ndeshjen e 3 duke u afruar një hap më pranë “2025 Final Four” në Abu Dhabi. Lojtari i ndeshjes u shpall Kendrick Nunn që shënoi 19 nga 25 pikët për të gjelbërit në pjesën e parë. . Konstantinos Mitoglou e ndoqi me 18 pikë e 6 ribaund. Kostas Sloukas shënoi vetëm 10 pikë. Për vendasit, Shane Larkin u ndal në kuotën e 17 pikëve, Dan Oturu shënoi 14 dhe Elijah Bryant 13 të tjera përveç 7 ribaundëve. Ercan Osmani realizoi 10 pikë në periodën e parë për Efes që kryesoi 23-20 pas 10 minutave të para.

29 Prill 2025 – Paris Basketball 88-98 Fenerbahce Beko Istanbul
Fenerbahce u kualifikua në “Final Four” pas triumfit ndaj Paris Basketball, 88-98 në kohën shtesë. Turqit e mbyllën në avantazhin 40-46 pjesën e parë. E dyta ishte më e barazpeshuar dhe u mbyll me 4 pikët e TJ Shorts që e çoi sfidën në shtesë. Tarik Biberovic u kundërpërgjigj me 7 pikë në shtesë dhe Fener nuk e ktheu më kokën pas. Shorts udhëhoqi francezët me 29 pikë ndërsa Nadir Hifi realizoi 24. Biberovic ishte shënuesit më i mirë për Fener me 21 pikë, Nigel Hayes-Davis shtoi 18 dhe Marko Guduric 14 të tjera.

Real Madrid 80-72 Olympiacos Piraeus
Real Madrid reduktoi distancën në 2-1 ndaj Olympiacos pas fitores ndaj “Reds”-ave, 80-72 në “Movistar Arena”. Rezultati i pjesshëm 0-13, iu lejoi miqve një avantazh 38-44 në periodën e 3, por “Los Blancos” e ndalën Olympiacos në vetëm 18 pikë në pjesën e dytë. Walter Tavares shënoi 15 pikë ndjekur nga Dzanan Musa dhe Mario Hezonja, 14 secili. Sasha Vezenkov ishte shënuesi i mbrëmjes me 21 pikë, Nigel Williams-Goss shtoi 17 dhe Saben Lee, 11 të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë