Italia dhe Hollanda janë detyruar nga drejtuesit e eurozonës që të tërhiqen nga ideja e tyre këmbëngulëse për përgjigjen e përbashkët të bllokut ndaj krizës së koronavirusit në një takim maratonë që zgjati 14-orë dhe përfundoi pa një marrëveshje.
Ministrat e financave të BE-së nuk arritën të thyejnë atë mosqasje në ide mes Romës dhe Hagës për çështjen e coronabond dhe mënyrës së ndërtimit të huave nga fondi i shpëtimit të bllokut gjatë një telekonferencë gjatë gjithë natës që përfundoi të mërkurën në mëngjes. Mosmarrëveshja do të thotë që ministrat nuk mund të pajtohen për një raport të përbashkët për tua propozuar udhëheqësve të BE që do të përcaktonin masat e luftimit të krizës dhe për një rimëkëmbje të ekonomisë pas pandemisë.
Ministrat do të rikthehen të enjten për të tjera bisedime, teksa përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët për të paraqitur një seri rekomandimesh për liderët e BE-së që të merren në konsideratë këtë muaj.
Në komentet që i janë drejtuar Italisë dhe Hollandës, Olaf Scholz, ministri gjerman i financave, u bëri thirrje qeverive të eurozonës “të mos refuzojnë të zgjidhin këto çështje të vështira financiare” dhe të mbështesin një “kompromis të mirë për të gjithë qytetarët”.
Ministri francez i financave, Bruno Le Maire i bëri jehonë fjalëve të Z. Scholz, duke thënë se palët duhet t’u përgjigjen sfidave të jashtëzakonshme të momentit me një marrëveshje ambicioze.
Takimi u ndërpre prej mosmarrëveshje të gjata mes veriut dhe jugut të eurozonës. Roberto Gualtieri, ministri italian i financave kërkoi një referencë të qartë për përdorimin e “koronabondëve” – bono të emetuara bashkërisht – si pjesë e marrëveshjes së bllokut për të ecur përpara.
Sidoqoftë, vendet e Europës veriore, të udhëhequra nga Ministri Hollandez i Financave Wopke Hoekstra, nuk janë të gatshëm të angazhohen për emetimin e borxhit të përbashkët dhe besojnë se mjetet tashmë në tryezë shkojnë mjaft larg për të adresuar krizën e menjëhershme. Italia gjithashtu nxiti në bisedime gjatë natës një rregullim të linjave të kreditit të Mekanizmit Europian të Stabilitetit për të hequr të gjitha kushtet e kredive – diçka që partnerët e saj veriorë nuk ishin të gatshëm ta pranonin.
Pas takimit, z. Hoekstra tha se ishte “shumë herët për të rënë dakord për një paketë totale”. Hollanda, tha ai, ishte e vendosur kundër idesë së borxhit të emetuar bashkërisht dhe do të këmbëngulë që vendet të përdorin paratë e ESM që kryejnë reforma ekonomike.
Kurse kryeministri Italian Giuseppe Conte më herët, drekën e së martës para se të niste takimi i Eurogrupit, në një dalje publike theksoi se Italia është e bindur që zgjidhja e vetme dhe optimale është emetimi i borxhit të përbashkët dhe nuk do të heq dorë prej kësaj ideje. /Financial Times/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




