Treg

Eurocontrol: Vetëm trafiku ajror i Shqipërisë rezulton me rritje gjatë luftës. Mund të rriten biletat

Sipas Eurocontrol, vetëm Shqipëria nuk është ndikuar nga bllokimi i hapësirës ajrore ditët e fundit në Europë. Kontrollori i hapësirës ajrore europiane tregon se gjatë ditëve të fundit, trafiku ajror në Shqipëri ka pasur ecuri pozitive me 18% rritje. Ndërkohë të gjitha vendet e tjera kanë pasur rënie ose stanjacion.

Ukraina është dëmtuar me -100%, por ka prekur edhe fqinjët e saj. Moldavia ka pësuar rënie me -88%.

Eurcontrol ka njoftuar se çmimi mesatar i kostove të fluturimit ëhstë rritur me 30% nga shkurti i 2019-s dhe 65% nga shkurti i 2020-s, për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas kontrollorit të hapësirës ajrore europiane, lufta po ndikon në rënien e trafikut ajror në të gjithë rajonin. Ukraina ka pësuar rënie me -100%. Impakti është shtrirë edhe në Moldavinë fqinje, që rezultin me -88% të trafikur ajror, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Rritja e çmimeve vjen në një kohë, që industria e aviacionit, si një nga më të goditurat nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19 po rimëkëmbej, si pasojë e heqjes së kufizimeve të lëvizjes nga shumë shtete. Ndërkohë që, rritja e kostove të operimit, me gjasë do të detyrojë kompanitë ajrore të transferojnë këtë kosto te pasagjerët, duke rritur çmimin e biletave.

Paralelisht, shumë prej kompanive ajrore janë prekur nga masat për mbylljen e hapësirës ajrore me Ukrainën, çka ka bërë që për mbërritjen në disa destinacione, të shtohen ndjeshëm distancat e fluturimit e për pasojë edhe kostot e udhëtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë