Shorti i “FIBA EuroBasket 2025” u kompletua në Riga dhe rruga drejt titullit, zyrtarisht ka nisur. Katër herë kampioni në EuroBasket, Rudy Fernandez dhe fituesi i vitit 2005, Nikos Zisis ishin ambasadorët që përcaktuan fatin e 24 skuadrave pjesëmarrëse që u ndanë në 4 grupe dhe do të luajnë në Qipro, Finlandë, Poloni dhe Letoni.

- Serbia, Letonia, Çekia, Turqia, Estonia dhe Portugalia u shortuan në Gr A, që do ti zhvillojë ndeshjet në Riga, Letoni.
- Gjermania, Lituania, Mali i Zi, Finlanda, Britainia e Madhe dhe Suedia do të ndeshen në Gr B që do të luajë në Tampere, Finlandë.
- Limassol në Qipro do të presë Gr C ku u shortuan Spanja, Greqia, Italia, Gjeorgjia dhe Bosnje Hercegovina si dhe vendasit ishullorë.
- Ndërkohë Franca, Sllovenia, Polonia, Izraeli, Belgjika dhe Islanda u vendosën në Gr D që do të luajë në Katowicë, Poloni.

Faza e grupeve do të zhvillohet nga 27 Gushti deri në 4 Shtator në 4 shtetet e mësipërme përpara se Riga të presë Fazën Finale ku do të kurorëzohet kampionia e re në 14 Shtator. Titullin e parë e fitoi Bashkimi Sovjetik në vitin 1935 ndërsa të fundit Spanja në vitin 2022.

Ky është edicioni i 42 i kompeticionit ndërsa kampionët e mëhershëm janë si vijon:
Bashkimi Sovjetik 14 tituj
Jugosllavia/ Seria & Mali i Zi 8
Spanja 4
Lituania 3
Italia 2
Greqia 2
Çekosllovakia 1
Franca 1
Rusia 1
Gjermania 1
Hungaria 1
Letonia 1
Egjipt 1
Slovenia 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.