Shqipëria e vajzave do të përballet me ekipin e Norvegjisë në raundin e parë të play-off-it e vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.
Në shortin e hedhur ditën e sotme në Nyon të Zvicrës, goglat e vunë ekipin kuqezi përballë skuadrës së Norvegjisë, teksa Kombëtarja e vajzave njohu edhe rivalen e mundshme për në raundin e dytë të play-off-it. Në rast se Shqipëria kalon me sukses ekipin e Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci- Irlandë e Veriut.
Ndeshjet e raundit të parë të play-off-it do të luhen në periudhën 23-29 tetor 2024.
Shqipëria e vajzave avancoi në raundin e parë të play-off-it pas suksesit në ndeshjet kualifikuese, ku vajzat dominuan në grupin C5. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat regjistruan tre fitore dhe një humbje, duke e mbyllur në vendin e parë në grupin C5 me 9 pikë në total.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.