Anglia dhe Holanda do të takohen në ½ finale e parë të “UEFA European Under-21 Championship” në “National Football Stadium” të Bratislavës, sot në orën 18:00. Anglia shënoi 41 gola në eleminatore por nuk ndodhi kështu në fazën e grupeve ku u rendit në vendin e 2 ku fitoi vetëm ndaj Çekisë në ndeshjen e parë. “Luanët e rinj” eleminuan Spanjën, 3-1 në ¼ finale dhe do të kërkojnë Finalen ndaj tulipanëve që ishin skuadra e parë e kualifikuar pasi fituan të gjitha ndeshjet në eleminatore. Edhe “Jong Oranje” patën probleme në fazën e grupeve dhe u kualifikuan pas fitores në ndeshjen e 3 që pasoi pikën e vetme në Dy të parat. Me 10 lojtarë pas vetëm 21 minutash at eleminuan në 1/4 finale Portugalinë.

Gjermania do të ndeshet me Francën në 1/2 finalen e mbrëmjes në “Košice Football Arena”në një sfidë që ka gjithcka për të mos u humbur. Për të ardhur deri në mbrëmjen e sotme ato u shndërruan në skuadrat që shënuan më shumë – Gjermania 12 gola, France 10. Pasu kualifikuan pa humbje, “panzera”-t bënë të njëjtën gjë edhe në fazën e grupeve kur mundën Slloveninë, Cekinë dhe Anglinë. Në 1/4 finale eleminuan Italinë në kohën shtesë dhe me 9 lojtarë. Franca pati probleme në fazën e grupeve ku u rendit e dyta pas përmbysjes ndaj Gjeorgjisë në fundin e kohës së rregullt. “Les Bleu” kërkuan sërish fundin e sfidës për të eleminuar Danimarkën në 1/4 finale. Gjermania dhe Franca nuk janë të panjohura për njëra-tjetrën. Tre here kampionët e Gjermanisë janë për të 78 here në 1/2 finale, për të fundit here në 2021 – ndërsa Franca vjen në këtë faze për të parën herë pas 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.