Belgjika mundi Çekinë dhe mori fitoren e parë në ditën e dytë të ndeshjeve në grupet e Euro U17. Në sfidën e zhvilluar për grupin B në “Stadiumin Niko Dovana” në Durrës, belgët që vinin pas barazimit me Anglinë, bënë gjithçka në pjesën e parë. Camara dy herë (në minutat 24 dhe 42) dhe Gielen (45’) treguan forcën e tyre ndaj çekëve inferiorë që pas humbjes me kampionët në fuqi (Italinë) në ditën e parë, nuk shkuan më shumë se një gol nderi që për ironi ishte autogol i Jonkers (20’ pas kthimit nga pushimi). Pas kësaj ndeshjeje Belgjika rregjistron 4 pikë dhe golevarazh +2, ndërsa Çekia mbetet e fundit me 0 pikë dhe golevarazh -3. Në ditën e tretë në grupin B, Belgjika do të luajë ndaj Italisë, ndërsa Çekia ndaj Anglisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.