12 gola në 4 ndeshje dhe 3 skuadra që shfaqën menjëherë ambicjet e tyre në evropianin “shqiptar” në 17 vjeçarëve. Portugalia dhe Franca në grupin A dhe Italia (kampionët në fuqi) në grupin B, jo vetëm fituan por këtë e bënë me forcën e lojës dhe të golave ndaj Shqipërisë, Gjermanisë dhe Çekisë. Nisja e duhur për një kualifikim të mundshëm në fazën ½ finale ku shkojnë dy skuadrat e para të çdo grupi.

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e dyta në grupe duke filluar në orën 18:00 me Shqipëri-Gjermani në “Elbasan Arena”. Kuqezinj dhe panzer’a kërkojnë pikën e parë në këtë event. Ndërsa në mbrëmje Franca dhe Portugalia në “Arena Kombëtare” do të luajnë për vendin e parë në grup. Ndërsa të mërkurën, Belgjika pret Çekinë në orën 18:00 dhe Italia do të kërkojë fitoren e 2 në Klasiken ndaj Anglisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.