Futboll

Euro U17, Italia mund Çekinë dhe merr kreun e Gr B

Kampionët në fuqi konfirmojnë pritshmëritë. Fitojnë ndaj Çekisë, ngjiten në vendin e parë në Gr B dhe ruajnë mesataren 3 gola për ndeshje në 4 të zhvilluarat në raundin e parë në fazën e grupeve. Të kaltrit bënë gjithçka në pjesën e parë dhe menaxhuan në të dytën. Inacio (38’) dhe Arena (42’) i çuan kampionët në avantazh në pushim. 8’ pas kthimit në fushë, Srb rihapi ndeshjen në “Niko Dovana” por Çekia nuk shkoi më larg. Kjo ishte ndeshja e 5 mes tyre dhe Italia rregjistroi fitoren e 3 dhe u shkëput 8-7 në golevarazh ndaj Çekisë që ka fituar dy të tjerat. Ndeshjet e dyta do të zhvillohen në 23 Maj, Belgjikë vs Çeki (18:00) dhe Itali vs Angli (20:30).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë