Futboll

Euro U17, Franca dhe Portugalia në ½ finale

Grupi A ul siparin në evropianin shqiptar të 17 vjeçarëve. Ndeshjet e treta u luajtën në të njëjtën orë dhe kuqezinjtë pësuan humbjen e 3 me të njëjtin rezultat. 1 gol në pjesën e parë dhe 3 në të dytën ju mjaftuan “Le Bleus” në “Elbasan Arena”, të sigurojnë vendin e parë në grup. Me 7 pikë por golevarazh +7, francezët kualifikohen më tej si kokë grupi dhe presin të njohin skuadrën e dytë në grupin B. Diandaga (33’), Coulibaly (51’) dhe N’Guessan (66’ & 79’) ishin autorët e golave. Shqipëria e mbylli në vendin e fundit me 0 pikë dhe golevarazh -12.

Nga ndeshja Portugali-Gjermani, 2-1 për grupin A në Euro U17

Në “Arenën Kombëtare”, Portugalia përmbysi Gjermaninë duke i nxjerrë jashtë aktivitetit, kampionët në fuqi të Botës. Panzer’at zhbllokuan me Isbruch në 72’, por luzitanët kthyen barazpeshën pas 4’ me Soares dhe 60” para fundit gjetën golin e fitores me Benjaqui. Portugalia grumbulloi 7 pikë pas 270 minutave por golevarazhi +5 e la në vendin e dytë dhe me shumë gjasë, në ½ finale do të ndeshet me Italinë (kampione në fuqi). Ndërkohë Gjermania kthehet në shtëpi me 3 pikë, 2 humbje dhe golevarazh neutral. Grupi B, luan ndeshjet e fundit, të hënën në orën 20:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë