Nga Gazeta ‘SI’ – Në ditët e para të marsit, zhvlerësimi i euros përballë lekut është thelluar më tej.
Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë, për të enjten e 5 marsit, njofton se 1 euro këmbëhet me 96.05 lekë duke arritur kështu një pikë të re minimale.
Edhe Paundi britanik është dobësuar lehtë dhe këmbehet më 110.36 Lekë. Nga ana tjetër, dollari ka fituar terren dhe këmbehet me 82.69 Lekë.
Duket se reduktimi i ndërhyrjeve të BSH-së në treg ka shtuar presionin ndaj monedhës europiane. Shifrat e fundit publike, për periudhën janar-shtator 2025, tregojnë se Banka ka tërhequr nga tregu 825 milionë euro duke frenuar rënien e përkohëshme, por jo për të nxitur rritje.
Këto ndërhyrje i rezervuan Bankës kritika nga ndërkombëtarët, me FMN-në që predikon një “regjim të lirë këmbimi”, që mesa duket do ta rrënojë edhe më shumë euron.
Shifra të tjera nga kursimet tregojnë se shqiptarët kanë humbur besimin tek monedha europiane dhe po preferojnë më shumë monedhën vendase.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje