Ekonomi

Euro përpëlitet në rënie, faji i trazirave politike dhe ekonomike

Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur javën që po lëmë pas me rënie, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Të premten sipas kusit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro është shkëmbyer me 125.29 lekë duke rënë me 0,01 pikë krahasimisht me ditën paraardhëse.

Megjithëse shkurti është mbyllur me rritje për monedhën europiane 125, 92 lekë, marsi ka nisur me rënie 125,4 dhe ka qenë tepër i luhatshëm për monedhën e eurozonës.

Agjentët e këmbimit valutor edhe pse nuk gjejnë një arsye domethënëse të qëndrueshme për luhatjen e euros, ia faturojnë aktualitetin situatës politike dhe tregut ndërkombëtar.

Në fakt java, të premten edhe në tregun ndërkombëtar është mbyllur pesimiste për monedhën euro. Ajo është këmbyer me 1,13 dollarë teksa javën e ka çelur me 1,14 dollarë.

Ekspertët ndërkombëtarë e kanë shpjaguar rënien e euros me rënien e prodhimit në eurozonë, kryesisht në Gjermani dhe Francë e natyrisht edhe me bisedimet për Brexit që nuk kanë marrë ende një formë përfundimtare.

Kjo ka ndikuar edhe në rënien e bursave europiane që ka nxitur panik në tregje.

Tashmë përherë në përpëlitje, askush nuk mund të parashikojë ecurinë e monedhës së përbashkët europiane dhe tregun e këmbimit valutor teksa zhvillimet politke dhe ekonomike ziejnë çdo ditë e më shumë si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare e europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë