Financa Personale

Euro, një javë e luhatshme

Monedha e përbashkët europiane ka kaluar një javë të luhatshme, megjithëse nisi të marrë frymë duke nisur nga janari pas një vitit tejet të vështirë me trend rënës.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nga 124.61 lekë që u këmbye ditën e hënë, më datën 4 shkurt, monedha euro ka vijuar kurbën luhatëse në ditët pasardhëse.
Më datën 5 ajo është këmbyer me 124.52 duke rënë me 0,9 pikë duke vijuar më tej rënien në ditën pasardhëse në 124.28 lekë.

Ditën e premte një euro është këmbyer me 124, 26 lekë.

Në konferencën e do ditëve më parë, guvernatori i BSH-së e konsideroi politikën monetare me kontribut pozitiv, “nëpërmjet gjenerimit të një ambienti financiar me norma të ulëta interesi, si dhe nëpërmjet ndërhyrjeve në treg ka stabilizuar kursin e këmbimit.”
Por ekspertë të ndryshëm gjykojnë se vazhdimi i luhatjes së monedhës së përbashkët europiane në tregun vendas, nuk është për faktorë lokalë. Sipas tyre recesioni italian, BREXIT, gjendja në të cilën ndodhet aktualisht Europa kanë si pasojë një euro të pastabilizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë