Euro e ka nisur sërish javën me zhvlerësimin më të fortë ndaj lekut.
Aktualisht sipas kursit të këmbimit një euro në Shqipëri po shkëmbehet me 116.97 lekë por sipas agjentëve të këmbimit valutor, monedha këmbehet edhe më lirë në pika të ndryshme, shumë poshtë kursit zyrtar të bankës qendrore.

Faktorët që ndikojnë në këtë “tkurrje” sipas tyre lidhen jo vetëm me elementin sezonal por edhe me ngadalësimin e ekonomisë europiane dhe frikën në rritje për recesion.
Presionet inflacioniste gjithashtu kanë “mbërthyer” ekonomitë e shumë vendeve të cilat po vuajnë pasojat e një lufte pa afat.
Për qytetarët apo bizneset që kanë marrë një hua në euro kjo është një periudhë e favorshme pasi këstet e kredive janë më të lira në valutë si dhe për ata që zgjedhin të bëjnë pushime jashtë vendit duke përfituar nga dobësimi i euros.
Po ashtu, rënia e euros i bën importet më të lira pasi pjesa më e madhe e tyre bëhen në këtë valutë.
Nga ana tjetër, kjo rënie ka shqetësuar ndjeshëm eksportuesit të cilët janë të shqetësuar se mos rrezikojnë falimentimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




