Nga Gazeta ‘SI’ – Euro i është rikthyer rritjes në prag të festave të fundvitit, duke rifituar më shumë se 3 pikë në një javë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot (15 dhjetor) euro këmbehet me 104.15 pikë. Edhe valutat e tjera janë forcuar përballë lekut me dollarin që këmbehet me 95.06 lekë dhe paundi britanik 121.5 lekë.

Rritja e euros erdhi pas dy javësh zhvlerësim t fortë, duke iu afruar dhe kufirit të 100 lekëve. Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë festave të fundvitit ka qenë fenomen i zakonshëm për çdo vit, lidhur me fluksin e emigrantëve dhe konsumin e shtuar. Gjithsesi ky arsyetim duket se bie poshtë, me rritjen e fundit.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë pranojnë se ky është kursi i ri i këmbimit dhe nuk do të rikthehet më në vlerat e fillimvitit. Në 8 muaj, euro është zhvlerësuar me më shumë se 20 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



